Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

FUSTANVERDHËS

Ngjitu mallit tim
Si në të vertikales ngrehinë

Lart shkimit të pres
Të (më) pikturohesh e tëra

Me atë shikim kaltërie
Me fustan verdhësie

S’do të lë ta braktisësh
Tonën ndjesi

As në mot me diell
As me shi

Je e imja Fustanverdhë
Që dashuri në mua derdhë.

 

E SHTRYDHE KOHËN

E shtrydhe me grusht kohën
Ajo pikoi djersë e lot

Me dorë të bardhë i ra shuplakë
M’u në fytyrë të zezë

E skuqura e enjtur iu nxi
Si ai gurë i zi

Mallin seç e ngjeshe
Për ta gatuar në sofrën e zbrazur

E shtrydhe fort edhe shpresën
Për të pikuar një pikë dashuri.

 

ZGJIM(I)

Erdhi koha (që) heshtjen
Ta mbuloj me heshtje

E (më) s’do të fshihem
Pas lëkurës së rrëqethur

Tevona uni im trim
Si një ngrehinë vertikale

Do të fshijë nga ajo pikë
E gjeografis së ronitur…

 

FJALË SHPIRTI ASAJ…

Prapëseprapë malli për Ty më gufon
Aty ku je e ku frymon
Këtë më së miri imja zemër e dëshmon

Je ajo që kur të ligështohem më trimëron
Me fjalë shpirti më gëzon
Dhe dashurisht me tënden dashuri më takon…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s