Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

SHFLETOMË

Shihmë në sy
shihu në qelibarin e lëkurës
në pasqyrën e zemrës sime,
lexomë si best seller pa epilog
shkruar me gërma të perëndishme

Shfletomë
si rrezja e diellit me frymë prilli
puth gjethin e njomë
nuk jam kanat , që hapet me tërsëllimë
por portë parajse në bosht të artë,
shfletomë, zbulo kopshtin e Edenit.

Dhe do të falem,
si vetëm Zotit njeriu i falet
dhe do besoj se vetëm Ti
s`mi kthen në lot kristalet.

 

DY SYT` E SAJ

Ah, ata dy syt` e saj
dy symëshqerë
ma shkuan zemrën në hell

I pa të metë kurm` i saj: fushbetejë
natyra kish gdhendur përsosmërinë
fati, eh fati: linjën të shkurtër ja kish prerë

Uria ja kish shpëlarë kujtesën
Lëkura e saj kish vetëm një hall
të gjith poret klithnin: një monedhë, një monedhë…
pikën e lëngut të trupit ja thithte një kërthi zhelan
në shikimin e saj, te shpërfillur nga këmbët e kalimtarëv
pashë dhe tre të tjerë

Pika që s`më ra, në atë çast
pika që s`të bije qytet mendjemadh
fluturon mbi tamtam-e e flamujt e avazit të vjetër
mbi një Rosinant budalla,
që do të shpjerrë atje
ku dhe fati at`symëshqerë

Qytet mjeran, i mjeri qytet
që s`njeh mjerimin e vet.

 

PEIZAZH

Midis dy kodrinave hënore
trëndafilon një lumë.

Midis dy bukëve avulloshe
zë fluturimin një pellumb.

Përbri trungut sharruar rrafsh
filiz i njomë numëron mijëvjeçarët.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s