Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

PËRLOTJE

Kërcasin brinjët e një porte,
Ku hijen shkund më kot një lis,
Në ca damarë të kësaj bote
Gajku ka ngrirë e nuk lëviz.

Menteshat ndryshkur,mezi mbahen,
Në më të vonën pleqëri,
Ca sy që prej qerpikësh çahen
Në vatrën mbetur dhe pa hi.

Dhe zemra bëhet e tëra lot
E loti sytë i shkreh në vaj,
Nuk jam i zoti të hap një portë
Të zgjoj një ëndërr të pafaj.

 

Gënjeshtrat e bardha

Të gjithëve na pëlqen të gënjejmë nga pak,
Në menyrën tonë, sigurisht.
Dhe dielli i janarit e ka një gënjeshtër në gjak,
Nën rrezet e tij prapë na vesh gëzofërisht.

Dhe unë e kam një gënjeshtër të bardhë,
Me krëhrin e mëngjesit e gënjej pasqyrën,
Delikatisht flokët e rrallë i hedh mbi ballë…
Veç era më bën pritë pas dere e ma skuq fytyrën.

 

VEÇ NJË EURIDIKË

Kishte dritë brenda teje
Kur ti shkoje errësirës,
Dhe pse harqe prej rrufeje
Derdhte qielli drejt të mirës.

Gjithë rrugët,gjithë shtigjet
Nxirrnin cerbera për ty,
Polifemët shkruanin ligjet,
Qorçe vetëm me një sy.

Dhe të çonin përdrejt Hadit,
Atje ish dhe Euridika,
Si Sizif i qepesh malit,
Lira s’kishte frikë nga frika.

Pa e zbute xha Karontin,
Vdekjes veç i jepje jetë,
Eh,Orfe,sa po të lodhin…
Veç një Euridikë të pret.

 

PIKËÇUDITJE E KOMBIT

Ti vazhdon që të luash Tartufin,
Vazhdo, pra,të them edhe unë;
Errësirën e kam lënë veç me bufin,
Me errësirën nuk kam ndonjë punë.

Ti thua se digjesh për Naimin,
Kombëtarin poet të Shqipërisë,
Pastaj nuk di ku lidh fillin
Dhe i hyn gjolit të marrëzisë.

Ti do që të marrësh për Naimin
Ca para ministrie edhe kaq,
T’ia harrosh vendlindjen, burimin,
Në ligëtyra të pish ujin paq.

Naimi ka lindur ndër male
E malet nuk bëhen fushë kurrë,
Naimi nuk lindi kurrë për të ndarë,
Bashkimin pati të vetmin flamur.

Ti mund të vzhdosh dhe sot me Tartufin,
Të jesh kryeministër,ministër dhe aq;
Mos harro: pas i ke Elmirën dhe kurthin,
Frashëri mbetet pikëçuditje e kombit dhe kaq!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s