Poezi nga Salih Salihu

Poezi nga Salih Salihu
 
 
Epopeja demokrate
 
Po llafosen njerëzit e kalemit,
Si ti heddhim hi në sy alemit
Revolucioni për liri,
Nuk ka gjë me demokraci.
 
Demë Kacija, ka ngrit kokën,
Ne me lapës çlirojmë Evropën
Revolucioni terrorist,
Është nga forcat ekstremist.
 
Ju nuk dini ç’është Demë Kacija
Kurrë s’kalon nga skajshmërija.
N ‘ pallat t’ letrës demokracija,
Bënu lepuj se na zhbin Shkinija.
 
Sa për vete,Unë, atdhetari,
N’Amerikë mrrina I pari.
Për çdo gjë ;Unë ,llafosa
N, drejta t’ insanity fjalën e sosa.
 
 
Burgu
 
Burgu është e mbyllur një kut,
Veshur në gri, veshur në të zi.
Me gardian, plotë brimë e poterë.
Bishti për anash, I vetmi që u bënë nderë.
 
Edukator plotë,e me kryeshef,
Ndonjë qanak lëpirës, I vetmi që u bënë qef.
Kujdestar të burgosur, që marrin temena,
Një paqet cigare,të qesin në bela.
 
Sa për spiunazh, u qet koka tym,
Këtyre organizmav që u është bërë ushqim.
Sa për Mua, Unë, si honeps fare,
Sepse gjëra të tilla ; si kam për idare.
 
Sa për koka të thata, që s’punuan te shtëpija,
Këtu në këtë kuti i shtynë t’ punojnë Shkinija.
Sa për pastërti, edhe për shëndet,
Të tillë janë ghithë fare, që s’u punon koka e vetë.
 
Kur keni para , e mundni kë të doni,
Posaqërisht aty , ku mbretëron korrupcioni.
Burgu është edhe kolorit,
Që njeriu me teke , kurdo të vërvitë.
 
 
Këtu mbretërojnë gënjeshtra , edhe korrupsioni,
Posaqërisht nga Europa ;kur vjen delegacioni.
Plotë pemë e perime, thotë;kryeshefi,
Askujt nga të burgosurit, si mungon sedefi.
 
Ka shtëpi të kulturës,me plotë programe,
Por, këto janë fjalë boshe, dhe zero diagrame
Thonë se ka dhe filma,besa në muajt dy here,
Të gjitha këto gënjeshtra , s’I bëjnë askujt nderë.
 
Kukullat për dekor ,shkau ja qetë përpara,
Delegacionet, që s’ hynë kurrë për ara
Këtyre evropianëve,që kryjnë formalitete,
U shtrojnë mësalla, me plotë salltanete.
 
Kolonist gardian,me krye hutaqi,
Për gjënë më të vogël,do t’ kërcas kërbaqi.
Ka edhe të tillë , që luajnë dëgërgjik,
Që s’kanë karakter, e fytyrë asnjë qik.
 
Ca të tjerë vrasës , edhe kriminel,
Që edhe vetë djalli, në krye s’ja delë
Të shutët janë të mire,që don ndryshuar gjendjen,
Çdo gjë për atdhe ,dotë japin edhe qenjen.
 
Nëntëdhjetë e pesë për qind, të burgosurit janë shqiptarë,
Netëm dy për qind të kuadrit, të tjerët janë barbarë.
Ata që shkelin në” drrasen e kalbët”,
I pret çelija,e errët, eftohët,dhe e lagët.
 
Sa për ushqim,si thotë padroni,
Kur ka bukë të nxehtë, e ndan gardiani.
Vetëm një pjesë, e hiq më shumë,
Në daç merre ,n’daç mbytu në lumë.
 
Edhe pse bukë të nxehtë, vetëm njëherë në nit,
Të cilin I burgosuri,me aq gëzim e pritë.
Ushqim kinez,me bollgur sa të duash,
Që se hanë derri , qeni e askush.
 
Bishtaja pa shije, bizele pa krip,
Me të gjitha këto të “mira”, burgu u korit..
Djath si qerojs,e me qime plotë,
N’vend t’shijes n’organe,nga sytë të dalin lotë.
Suxhuk sa grima, t’ krijuar me zorrë,
Vaj medet ç’ po ndodhë, burgu u bë horë.
Patate me lëvozhga, fasule me krima’
Nga fundi I ferrit,tre muaj u ndije brima.
 
Edhe pas proteste,s’ ta vë veshin kush,
Potë pëlciti zemra,dhe nëse bije në prush.
Duke qesh duke ngjesh, kështu në fund të ferrit,
Ç’është kjo tjetër, përveç edukate e derrit.
 
Çdo të treten ditë,një lugë marmelatë,
Edhe çaj I “valë”,tamam limonatë.
Për të mos humbur rendi, ka edhe pashtet,
Se fut dote në gojë, për muri pa mbështetë.
 
Aty ku ka flake, s’ pari I delë tymi,
Asgjë s’do të bënim , pa bërë portretimin.
Do të fillojmë “Cerin”, që është si një lëvozhgë,
Tamam punim dore , përta varur në gozhdë.
 
Po të njejtin ndërrim, është I verdhi “çira”,
Dotja tregojmë qefin,kur t’ vinë ditë më të të mira.
Menjëherë pas tyre, pason ndërrimi I dytë,
Një mustaçe zi , zeshkan dhe sy frytë.
 
Në të njejtin ndrrim,është dhe një hutaç,
Ta shikosh për anash, përngjan në gungaç.
Tash vjen ndërrimi I tretë, zgjeban dhe kufomë
Kërkon ngritje në këmbë,posa hynë në dhomë.
 
Po në këtë ndërrim, është një bardhavel
Po ja shtype hundën, qumësht nga hunda I delë.
Pason ndrrimi I katër, aty gjindet “Aga”,
Edhe n’ duart e Tij, shpesh herë vringëëllon shtaga.
 
Me “Agen”, në ndrrim, është dhe një smirëzi,
Kur e pa shqipen, qeshja në buzë ju ngri.
Pastaj vjen në radhë,”educator”, Bedriu,
Është një thes I dhintë, që sorra mënt ja piu.
 
Po në këtë radhë hynë,edhe shitësi Shaça,
Duke mjelë të burgosurin,eja këtu thotë t’ paça.
Kështu po vazhdon vallja, me ndytësira bizanti
E në krye të tyre, prinë vetë komandanti
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s