Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Në sytë e tu u dashurova

Kur nata lëshoj perden e sajë
Shpirti çeli si lule maji
Dëshirat i derdha udhëve të stinëve
Fsheha vetëm ato që zemrës i japin zjarr
Ato që në thellësi të ëndrrës më ledhatojnë

Shtrihem dhe filloj të numëroj yjet
I lus të futen në valle
Si ëndrra ime që zbret në qiell
E malli të ulet të pushoj në buzën time

Mbyllë sytë dhe dal shetitem si zog i lirë
Edhe ti je me mua pa valë si det i përgjumur
Ti thua s’ta shoh ngjyrën e syve
E unë lëshojë rrezet deri tek retë
E përzë dhe shiun bashkë me mjegullën
Asgjë më të bukur se puthja s’mund të ketë
Kur ti thua se unë në sytë tu jam dashuruar

Ti je dritë e shpirtit e shkëlqim i syve
Sa herë ti kam puthur sytë se t’i dua
Ngjyrat na ngjasojnë të dyve
Në ato sy jam dashuruar

 

I asaj

Mos më thuaj të dua!
As që dua të dëgjoj më për ty
dhe puthjet jepja asaj,
po të duash bëhu i saj!

Me parfumim e huaj vjen i dehur…
Më thua: – të dua shumë!
Gënjeshtrat tua vargëzohen lumë.

Në zemrën time vend nuk meriton…
As lutjet e përditshme – mos ma bën me hile!
Dhembjet e mia bëhen rënkime të heshtura.

Nuk je më yll i natës,
as diell i ditës, as lumturia e jetës,
nuk je më ai që ishe,
as kuptimi i jetës sime!

Tani jemi larg e larg,
dashuria kthehet në furtunë jete,
ca gjemba shpojnë shpirtin e heshtur,
plaga mbetet e thellë sa një det.

Adresa ime e vjetër
dhe e re, nuk ekziston më!
Jam krejtësisht diçka tjetër…
në vargjet e shkruara do të mbetem!

Seli Mirat 25,05.2018

libiri i botuar 2017
Nga “sirtari i kujtimeve”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s