Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

JE TI … 

Në ç’do formë jete të ndjej ty…
s’mund të shfaqesh vetëm si një grua…
Rrefleks ylberesh… derdhur nëpër sy…
Burim vegimesh… që rrjedhin krua…

Shpeshë, më shfaqe, nëpër vetull reje,
kaltërsive shëtit dal – ngadalë…
Zbret, papritur, si një plumb rrufeje,
më plagos… e ngjitesh prap mbi mal.

Kur vështrimin larg e tret, gjetiu…
Vetëtimave, sipër përmbi re,
Ti, papritur, shfaqesh pika shiu,
qelqesh vërshon mallit, si rrëke…

Nëpër vello hëne të njoha së pari
majë sondash… derdheshe për natë…
Lodhjesh, drithërimës së Janarit…
Shpirt i nënës, ëndrrash, bëhej shtrat…

Kur vetull e ditës zbardh në qiell
drita errësirën kur përcjell
mbushet kup’ e qiellit me diell…
Nëpër konxhe rrezja përkëdhel…

Kur ndrin vesa pemëve dhe barit,
tymojnë oxhaqet nëpër jetë…
Ku rrjedh djersa me farën, Ugarit…
Dallandyshet, ku ngrenë foletë…

Të tjerë mashtrojnë nëpër fjalime…
Mijëra kanë ditë me barkun bosh…
Jeta përplasur nëpër zhgënjime,
duart shtrIn te qoshja për lëmoshë…

Dallgë popujsh luftojnë për liri…
Ku vriten dëshirat nga rrufetë…
Koha veten sheh… ndyrë në tradhëti,
Kur dikush me plumb’ a firmë vret…

Heshtja… vatrës vjetër…mbetur shkretë,
krrusur…lotët krua… pret në derë…
Kujton djemt’ e vajzat në kurbet…
Nuk jep shpirt…t’i shikojë dhe një herë…

Eh, sa jetë ka brenda jetës tënde…
Nëpër libra, kohëve… në shekuj…
Brënda ngjallen në gëzim e dhimbje,
ylber në parajsë, në qendresë hekur…

Heronjve, kalitur nëpër gjëmë…
Poshtëruar… mashtruesve dinakë…
Kur, çdo vdekje, të duket e ëmbël,
Kur sheh hasmin të të shkel në prak…

Por, tani…e mjera Arbëri…
Nëpër vite bashkimi veç ëndërra…
Kur në dhimbje shfaqet një shkëndi…
Ma çpon shpat’ e Gjergjit, që kam brënda…

Kur ndjej skllavërinë të maskuar,
fëmijë të mjeruar nëpër botë…
Mburoj e Spartakut zbret në duar,
nëpër ngashërim e nëpër lotë…

Ti, je një përzierje nëpër jetë…
Ushqim, ma zbukuron jetën time!
S’jam i zoti të të hedh në fletë…
E ndjej… kur të vdes… do vdes me dhimbje…

Rreth meje të ndjej… mijëra forma…
Në zë zogjsh… yjve kur bëjnë dritë,
nëpër lule flladit me aroma…
Dhe pse s’të prek dot… dhe s’ti shoh sytë…

S’di ç’shqisë të ndjen dhe djeg si zjarri.
Në ç’do objekt, kërkoj… me ngulmim…
Në një gjethe… gur… a fije bari…
Të më çfaqesh refleks… a shkëlqim…

Hyn në gjoks… e shpeshë më kthen rininë…
Shpërthen në vullkan… dhe krijon tërmet…
Pastaj, letrës, llavë derdh poezinë,
Shpirtit, psheretimës, shtrihesh, fle e qetë…

Hyjnor, s’mund të jetë asnjë poet…
Buzë jetës… ti je pranë dhe larg…
pasioni… oshëtimë… si det…
Pa ty, s’mund të shkruhet asnjë varg…

Por disa “Hyjnorë” të kohës sonë…
Rëndë grinden gjer në pambarim
për një fjalë…, si t’a kishin pronë
shekujsh, fjalorin e kombit tim…

Janë gati të hapin dhe luftë…
Grimca notojmë në këtë gjithësi…
Ti, që produkt lind… do mbarosh produkt…
(Ndonse vetja të duket gjeni…)

Jeta grimcë…e bota e pamatë…
Iluzionesh jetojmë me shkëlqim…
Gjithçka tokës do t’ja falësh prapë,
ndoshta s’do të mbetesh as kujtim!

( *Si përgjigje e atyra të vetëquajturve “ poetë hyjnorë” )

 

TI SHKRUAN RRALLË POEZI

Të njoh vetëm emrin…
Gjithmonë të kërkoj faqeve të portalit, çdo ditë…
Po Ti… rrallë shkruan poezi…
Mrekullia lind e pushton çdo varg
Lodron figurave, më befason malli…
Rrjedh nëpër dhimbje… dashuri…

Poezia kurrë s’tu ankua “ më vodhën vargjet… “
As fletënderi s’tu tund faqeve të internetit çdo ditë
Egoja kurrë s’të ka shtyrë
I mërzitshëm të të bëhet portreti!

Kur të gjej… mrekullohem…
Vargu yt…shqetëson… trondit…
Të hyn në shpirt…jeton me të zotri…
Ndihet…vetëm ndihet…nuk lexohet
Ndryshe…s’ mund të quhet poezi…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s