PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI… Rreth librit me poezi’’I NJËJTI ZË NJERIU’’ i poetit Lushnjar Miltiadh Davidhi / Nga: Prof.dr. KLARA KODRA 

 

PAS LEXIMIT TË KËTIJ LIBRI…

Rreth librit me poezi’’I NJËJTI ZË NJERIU’’ i poetit Lushnjar Miltiadh Davidhi.

Në këtë vëllim të tretë me poezi ndeshim një ecje përpara, pa tradhtuar thelbin e vet poetik, të një autori me zë origjinal të rritur në atmosferën e letërsisë së pasdiktaturës. Miltiadh Davidhi, ky poet ‘’provincial’’ nga origjina, po me frymëmarrje evropiane, dallohet për një pasuri figuracioni, që buron nga një fantazi e guximshme në vendosjen e korre- lacioneve dhe për një penel fin në dhënien e tablove apo vizatimin e portreteve. Poezia e tij çuditërisht lëkundet midis hermetizmit dhe një dëshirë për qartësi, është një poezi elitare e me finesë të ve- çantë.Drejt hermetizmit Miltiadhin e çon prirja pë thellësi, por zemra e poetit zbulohet herë pas here si një fryt ngjyrë- bukur që ta bën me sy nëpërmjet gjeth-najës së bollshme të figuracionit,metaforave,simboleve dhe epiteteve. Miltiadh Davidhi ka, për mendimin tim,vendin e vet midis poetëve hermetik bashkëkohës,është ndër hermetikët më të ‘’qartë’’.Shkreptimat e aktualitetit në poezinë ekzistenciale të këtij aotori,sipas meje,janë më të qarta në këtë vëllim ku gjejmë aluzione për krizën politike siç ndodh në vjer- shën tragji-komike ‘’Busti’’ apo poezi që pasqyrojnë dramën e emigracionit.
Poezitë ‘’aktuale’’ të autorit nuk qëndrojnë nën nivelin e poezive që mishërojnë problematikën ekzistenciale të da- shurisë,të kuptimit të jetës dhe të vdekjes. Poeti spikat për koncizitet dhe për parapëlqimin efigura- cionit mbi detajin.Ai di të zgjedhë figurën apo rrjetin figurativ që shpreh idenë e poezisë, pothuajse gjithmonë e shkurtër,
po tepër shprehëse. Heroi lirik i poezisë së Miltiadh Davidhit është ‘’qytetar i botës’’, po e ushqen mikrobotën e vet poetike me limfën e  gjallë të një mikrobote shqiptare që ka fushat, lulet, bimët e veta dhe veçanësinë e njerëzve të vet. Këtu luan rolin e vet dhe autobiografizmi( mund të  kujtojmë edhe poezitë për nënën, djalin, vajzën dhe veçanë- risht për xha Petin, një karakter tipik shqiptar me stoicizmin e tij burrëror para vdekjes). Poeti i derdh figurat bujarisht, si një breshër brilantësh nëpë lirikat e veta.Mes pozhmit të lirikave ka çeltina me përndritje blerore që s’verbojnë,nuk t’i vret sytë,sepse janë përndritje të buta thellësisht që s’janë të pakta në libër. Sido- qoftë profili i këtij poeti spikat në peizazhin poetik bashkë- kohor hermetik dhe pas hermetik.

 

Nga: Prof.dr. KLARA KODRA 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s