Poezi nga Bardha Alimeta

Poezi nga Bardha Alimeta
 
 
Dashuri e vjetër
 
Oh sa larg je dashuri e fshehur diku, s’ di
e unë që pres me shpirtin që djeg mall!
Oh sytë e tu më fikën timin shikim
dashurinë ma vrave me një fjalë.
Kujt tani të dua mund ti them,
a mundem vallë sytë e mi të shohin tjetër dritë
Ah ç’ plage më ke hapur dashuri e vjetër
dashuri plot zjarr,
që shpirtin ma dogje
e zemrën ke tharë.
Për një fjalë tënden
do falja thesar
dashuri e vjetër :
Oh sa më ke vrarë….
 
 
 
Ajo e fundit fjalë
 
Ajo ishte e fundit fjalë
e fundit që ne thamë
e çuditërisht pas kësaj,
si të huaj u pamë.
Me sytë e zemrës qamë,
por lotë nuk lëshuam
ajo ishte e fundit fjalë
nga gjithë ç’ kishim kaluar…
 
 
 
Sërish…
 
Te takova sërish
mu duk si herën e parë
Të dy u puthëm, u prekëm
Të dy kishim kaq zjarr
dhe pse kishim shumë kohë që bashkë nuk ishim parë
u deshëm sërish me mall,
ashtu si herën e parë.
 
 
 
S’ di
 
S’ di më ç’ të them për ty
nuk gjej fjalë të të përshkruaj
Di se shumë të dashuroj
e çdo gjë tënden dua
Fort e ndjej mungesën tënde
malli shpirtin po ma djeg
Puthja jote përvëluese
ma ka prishur mendjen krejt.
 
 
 
***
 
Më vështron
me sy ngacmimtari,
më vështron dhe pret nga unë një sinjal,
si era shiun kur e ndjell
ashtu për mua vjen ky mall
Ky mall i larget s’ di se sa…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s