Poezi nga Petraq Risto

Poezi nga Petraq Risto

 

SFIDË

Mos duartrokisni shpesh, veçanërisht në mëngjes mos duartrokisni
Dita s’ka jehonë dhe thundrat e Pegasit nuk lënë gjurmë yjesh.
Zhytuni brenda vetes me një batiskaf dëshirash, instiktet ndizni
Merrjani Panit dy brirët e vegjël dhe kthejani në fyej.

Në Tortën e Heshtjes ndizni qirinjtë e vrasjes së djeshme
Dhe brenda gjoksit ngrini një kishë a një xhami Pendimi
E ndjej si vjen nga poshtë furtuna e nëndheshme
Dhe një Pegas, një Pan takoj në udhë flijimi.

Mos duartrokisni fort si shiu në çatitë e tavernave
Është mirë që vrasjen në skenë ta quani shpërfillje
Qani brenda vetes me kodin e të çmendurve
Kur u kujtohet një fajancë e thyer fëmijërie.

Mëshirë, mëshirë për bukën e thyer, për zemrën e vrarë
Për hapat e prera nga vetëtimat e fjalëve
Në Tortën e Heshtjes ndizni qirinjtë vrastarë
Se vetë Liria qenka vajzë skllave…

 

DIÇKA PËR TË HUMBURIT…

Brenda një busulle gjeta të humburit
pikëllonte shi në sytë e tyre
dhe baltë të vdekurish kishin mbi vetulla.
Ejani, u thashë, t’ju çoj atje ku prushi
avullon shpirtrat
dhe i kondenson te Jeta.

Nuk folën, kokëulur nga pesha e pyetjeve
Shkelën disa gjethe të shkelura
-Po të humbim prapë, më pyeti njëra.
– Në Pyllin e Ri nuk mund të humbë Vjeshta…
Ajo qeshi, qeshën dhe të tjerët
Horizontet hoqën xhaketat e mjegullta
Tashmë ishin ‘Të gjetur’…

Por…kisha humbur unë në Pyllin e vjetër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s