Pranë teje e verës ( e shkruar në ditën e verës ) / Poezi nga Xhevat Latifi

Poezi nga Xhevat Latifi
 
 
Pranë teje e verës
( e shkruar në ditën e verës )
 
Herën e parë që mundemi kemi me u taku
Kafe kem me pi dhe nuk do të shtyhemi kush ka me pague
Me rëndësi me kenë kafe e mirë e fixhan të nxehtë
Kem me folë me pas për lulet
Për lulet që rriten nga dashnia e syrit jeshil
Diellit kem me i kthye shpinën me na ngroh
E freskia ka me ardhë nga biseda nga mungesa që kam për ty
Do të flasim për medalionin që ndrron bojnat kur vehet mbi gji
Si fëmijë kem u shtye se pse sjem takuar më shpesh
Sjemi qaf më shumë e nuk kemi shkrue më shumë letra dashurie akoma më shumë
Ska dert nëse do të zihemi nga pak për mos lënë vetëm njërin me fol
Do luajme atë lojen me këput gjethet e luleve një mua një ty..
A verë a dimër ishim a ishim tregim i mirë i Mrizit të Zanave
A ishim të bëkuar, si poetë kemi luajtur me Shekspirin polka nuk e pimë helmin
As tehun e shpatës nuk e ngulëm në mishtë ani çka se kaluam nëpër teh shpate
Ne teh të historisë herë si Rozafë herë Doruntinë që zihen për një vlla
He pra cmë thua kur të bëjmë atë të shkretë takim ndaç dhe nuk pimë kafe
Ulemi përballë me dorë në faqe shikohemi në sy
Gjersa njëri të lëshojë qepallat të humb bastin…
Në tavernën që ka emrin e Syri i Mbretëreshës
pranë ty dhe verës
Notesi një laps dhe vjersha…
Një poezi për dashurinë nuk di nëse është një dashuri për poezinë…
 
XL @ mars 2018
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s