Kalendari poetik: Jorge de Sena (1919-1978) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jorge De SENA

Kalendari poetik: Jorge de Sena (1919-1978)

Poet, kritik letrar, eseist, prozator, dramaturg, përkthyes dhe profesor universiteti portugez; kundërshtar i regjimit diktatorial të Salazarit, i ngatërruar dhe në një grusht shteti kundër tij, gjë që e detyroi të mërgojë në Brazil dhe SHBA, ku dhe ndrroi jetë 40 vite më parë, më 4 qershor 1978. Ja një shqipërim prej tij:

PARAJSA ARTIFICIALE

Në vendin tim, vend s’ka, ka rrugë;
edhe për kodra kemi ca ndërtesa të larta
me qera edhe më të lartë.

Në vendin tim, as lule as pemë nuk ka.
Lulet janë të rralla, çdo muaj ndrrojnë kopështin,
sa për pemët, Bashkia ka ca makina që me gjithë rrënjë i shkul.

Në këngën e zogjve s’ka cicërima,
ka në katin e tretë kanarina, papagallë në të pestin.
Dhe kënga e erës e ftohtë është nëpër kasollet.

Në vendin tim ama, kasolle nuk ka,
ashtu si ka, ta zëmë në Kinë apo Iran,
a në vende që s’ke si i përshkruan.

Vendi im nuk është nga ata që nuk i përshkruan dot.
Është jeta që bëhet atje që s’ke si e përshkruan.
S’ke si e përshkruan domethënë që s’gjen fjalë ta thuash.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s