Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

e pabamja

Nuk mundesh ta bash dot të pabame
rri e mendoj… ndërkaq ndjehem i përhumbur
dikur e kisha si në dorë zemrën tande,
kur na gjuante tinëz koha e na ishim të lumtur…

A ka se si kështu me qenë vërtetë fundi?
gjithçka që shkoi ishte, si qielli me vetëtima
ai mot i çuditshëm na lagu e kur na doli gjumi
kishim shkuar aq larg duke i humbur të gjitha…

 

arratisje

Botë e ashpër
botë vrastare .e egèr
e pa drejtë ,mashtruese 
e pa fytyrë, e pabesë
botë e pa zemër e shpirt
më bëre …me zemër!
Lodhur ,dëshpëruar prej teje
nxitoj ,”arratisem” në një…ëndërr !

 

besë

Fati dhe dashuria të sjell!..
Mè puthje të pres,
me puthje të përcjell !
Imja je,
gjer sa mes dy puthjesh
të mos hyj …askush!

 

kishë

Brenda meje e ndjej dyermbyllur,
qënien time që nuk fal dot,
armiqtë e mij.
më bën të jem i tillë kjo arësye,
këto ditë të pakta,
dhuruar falas të jetojmë,
vetëm njëherë,
sipas modelit të Adamit e Evës.

Bëju kishë i them vetes,
bëju kishë e hapi dyert e tua,
e të hyjnë armiqtë e tu,
të ndjehesh i lehtë, kur pragun e botës të përjetshme ta prekësh,
se pyetja e parë që të bëjnë atje,
thuhet se është:
“Si u solle me armiqtë e tuaj, në atë jetën e vdekshme?”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s