Elvira Bimaj publikon vëllimin poetik ” E lindur për ty” me parathënie nga Rosela Mamutaj

Elvira Bimaj publikon vëllimin poetik ” E lindur për ty” me parathënie nga Rosela Mamutaj
 
Libri “E lindur për ty” është libri i dytë me të cilën autorja Elvira Bimaj prezantohet tek lexuesit e saj. Ky libër me poezi, vjen si një përmbledhje e ndjesive, përjetimeve dhe emocioneve të gjalla të vet autores. Poezia e Elvirës ka në qendër të saj njeriun, si një qënie aktive e lidhur pashmangshmërisht me natyrën ku stinët janë në funksion të gjendjes emocionale, si në poezitë :“Lindur në çdo stinë”, ‘Shi vjeshte”. Ky shpirt poetik kaq i ndjeshëm nuk harron të flas në vargje për jetën, mënyrën sesi shpirti njerëzor gjen dashurinë të cilën ajo e shpreh në poezitë: “Flatrave të dashurisë” , “Dashuria nuk njeh kohë” . Autorja përshkruan gjithashtu edhe ndjenjën e zhgënjimit , lodhjes e në fund forcën për t’ia dal mbanë, forcë kjo e shprehur në poezinë e fundit të këtij vëllimi “ Shpirt i mirë”.
 
Elvira Bimaj
 
Në vargjet e thurura natyrshëm zbulohet malli i autorës për atë që ajo e quan “Pragu i vegjëlisë”. Nostalgjia, dëshira për të rijetuar përsëri fëmijërinë , rininë e hershme janë një muzë e vertetë për autoren.
Ky vëllim poetik vjen tek lexuesit si një buqetë me aromën e jetës dhe njeriut i cili e jeton atë me të gjitha ngjyrat e saj.
 
Rosela Mamutaj
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s