Lind e vdes me fytyrat tuaja / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Lind e vdes me fytyrat tuaja

Hej, njerëz të zemrës sime,
njerëz të vëndit tim,
unë ende jetoj me fytyrat tuaja,
në syrin e vesës në tretje
të diellit tonë,
e erërat e ngrohta të vendlindjes
nga agimi në perëndim,

me fytyra të gjalla,
e të vdekura,
të njohura e të panjohura,
a që jemi parë,
diku, rastësisht, në një udhëtim,

e lind e vdes
bashkë me fytyrat tuaja
dhe këtu,
në këtë kënd të largët
të globit i mbirë,
ku mundohem të jetoj,
si leshterik i flakur
nga dallg’ e pamëshirë.

Hej, njerëz të zemrës sime,
njerëz të shpirtit e të dheut tim,
dikur dhe unë, aty,
midis parajsës
dhe ferrit tonë,
kam patur një fytyrë të bukur
si të luleve tona,
si të dritës sonë,

mos na e harroni,
unë fytyrat tuaja
i mbaj në zëmër
si një lot që kurrë s’shteron!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s