Një jetë në udhëkryq / Nga:  Lela Kokona Dardha

Një jetë në udhëkryq 

 

Nga:  Lela Kokona Dardha

Jeta e Frosinës është një histori përpjekjesh që ka bërë për të mbijetuar me këmbë në tokë, ndërsa mbante pareshtur sytë nga qielli.Jetonte vetëm me kujtimet e të birit që ëndrrat e tij të bukura rinore ju shuan ende pa u rritur.
– Se pash më atë vajzë pas vdekjes së tij! – Nxiti muhabetin Frosina pas një pauze të gjatë.
– Marjeta,-iu drejtua të motrës Frosina, -sa herë e kujtoj atë bisedë që bëri Kosta me ty.Pa ma thuaj dhe një herë, të lutem!
– Ishte pasditja e të nesërmes që Kosta kishte ditëlindjen e nëntëmbëdhjetë…
– Ishte koha kur Kosta filloi të strukej në rrjetën e gënjeshtrave, për të fshehur sëmundjen e tij,leuçemi, e cila sa vinte e agravonte. Dukej se ishte në pritje të destinacionit fatal.Kishte qëndruar mbi shtrat si asnjëherë tjetër pa dëgjuar muzikë.Marjeta kishte ardhur nga puna dhe gjëja e parë që bënte ishte të përshëndeste Kostën.:
– Hë mo,qenke kredhur në mendime ?
– Rastësia më bëri të mendoja për diçka që lexova në një libër fetar, – u përgjigj Kosta., – ku thonte se, njeriu mëkaton edhe duke menduar, kur dikush të pëlqen.Atëherë del,se burrat dhe gratë të gjithë janë mëkatarë apo tradhëtarë nëse të pëlqen dhe e dashuronë dikë! Të mëkatosh apo tradhëtosh vetëm se e mendon? Sa e vështirë është të frenosh ndjenjat,është frenim mizor.Po si i bëhet kur e do dhe të ndizet gjaku stuhi dhe të troket në shpirt? Bukuria e hireve femërore të tundon,të verbon sytë, të turbullon.Trupin e përshkojnë drithma të rënda. Një Helenë të verbon sytë!O gallat do bëj tani me babin” !- fliste dhe puliste qepallat .Prandaj babi nuk ja jep dorën atyre bukurosheve plotë hire,ka frikë se mos ato i ngjallin epshet?!Haha,s’ka faj,se ato vërtetë janë epshndjellëse.”.
– Po sytë e zemrës mëkatojnë o Kosta! Sistemi frenimit nuk funksionon si duhet nganjëherë,e tërheqin si me grep mashkullin.
– Vërtet femrat kanë magji me vete, t’a prishin mendjen,- vazhdonte e fliste i gjori djalë.
– Po prandaj të themi të kesh kujdes, moj zemra tezes! ”
-Epo, të mëkatosh duke imagjinuar një bukuri femërore!?Jo, këtë se pranon logjika! -kundërshtonte ai.
– Këtu bëhet fjalë për ato efektet e saj denigruese,shkatërrimtare o Kosta,jo për dashuritë e pastra.
– Teze, kur para syrit mashkullorë rrëshqet bukuria femërore ,të zgjon meditime dhe ireale se janë ndjenjat ato që flejnë në përgjim, mes kufirit të mëndjes dhe shpirtit dhe kur zgjohen, e kthejnë femrën në mendjen e tij në një ëngjëll,por nganjëherë del djall që të errëson shpirtin në mënyrë monstruoze.- vazhdonte i gjori Kosta ndërsa ajo e ndiqte me vemendje.
– Je kredhur në mendime të ëmbla moj zemër,për të ndjerë aromën mëkatere të bukurisë femërore?
– Nganjëherë moj teze, më vjen të thur vargje pasionante mbështjellë me tisin e delirit dhe erotizmit. Më vijnë mendime marramendëse,ndjenja ekzaltimi,që t’a sjellë vetë bukuria femërore, nxit të kesh ndjenjë, të shtyn drejtë mëkatit ” të bardhë”,si gënjeshtrat e bardha…Falenderoj Zotin që na mban të lidhur” me pranga. Logjika,ajo na drejton dhe jo instiktet tona femërore apo mashkullore qofshin.
– Po nga të erdhi ky frymëzim?
– Desh u verbova sot nga një vajzë që po më shihte në sy me buzëqeshje për pak çaste. Ma hoqi trurin fare,si një Helenë ngjasonte.! Buzëqeshja e saj ëngjëllore i ndriste fytyrën.Më goditi si rrymë zemrën që përplasej si valë deti pa reshtur.Kishte buzët e kuqe mishtore,si ato petalet e vesuara mëngjesore. Më vinte t’i merrja një puthje të amshuar buzëpurpurës, të shuaja misterin e të freskoja këtë trupin tim të zhuritur . Vërtet të robëronte me atë të qeshur mistike! Buzët e saj më ftonin tia rrëmbeja një puthje ndoshta do të ishte shërimi i së keqes time.Më bleronte shpirti si pranverë,isha gati të nxitesha në marrëzi. Sa herë ngre sytë të shoh diellin në agimin mëngjesor, më ngjason me sytë e saj margaritarë.Jam dehur me aromën e saj e cila me shoqëron kudo. Më ka prishur ritmin e rrahjeve të zemrës,s’kam as gjakun mjaftueshëm që të përshkojë lehtë nëpër arterie.E parafytyroj si një flutur tek flatëron lëndinave,e shoh me ëndje dhe digjem në zjarrin e dashurisë.Po moj teze, e di dhe ti që shpirti im do të prehet nëpër ëndrrat e rinisë,ashtu i marrosur nga deliri ajo ndoshta për mua do derdhi lotë.Do të mbetem gjithmonë ëndrrimtar i dashurisë.Marjeta mbeti pafjalë.Ai mbeti pa përgjigje.E kuptoi se ai po e humbiste veten pak nga pak. Fjalët e tij ishin lënduese.I ishte zbehur dëshira për të jetuar.Ishte çasti kur ai kishte nevojë për dikë,të mos e ndjente atë vetmi vrastare.Pas një jave,mbi komedinë,pranë krevatit gjeti një disk. Ishte një dhuratë .
– T’a dërgon Tea,- i tha tezja.
– Kush është Tea?
-Ajo vajza që të hoqi trurin ty ,ajo që ngjasonte si Helenë.
– Si? Ajo se ka idenë kush jam unë,po as ti nuk e ke njohur atë!? Pse tallesh me ndjenjat e mia teze?Se kuptoj dot këtë humorin tënd! Po tallesh apo po flet seriozisht? Ti e di që mua nuk më pëlqejnë barsaletat.
– Kishte pyetur shitësin e dyqanit që t’i kishe blerë biletën e autobusit. Ti ishe përshëndetur me atë dhe ajo i ishte afruar duke pyetur për ty.
– jo, nuk mund t’a besoj kurrë se mund të ketë ndodhur kjo mrekulli! – Kështu shitësi e kishte dorëzuar porosinë Marjetës duke i thënë se ajo vajzë ishte dashuruar me Kostën që me shikimin e parë.Ai mendonte se mund të ishte një variant loje. Por, kur hapi zarfin gjeti në të një foto të saj,ngjitur pas diskut me këngë dashurie greke, ku e para këngë titullohej : ” Ke frikë të më duash”?E dyta titullohej: “Një puthje për mua “. ..Kishin kaq e kaq kohë pa parë buzëqeshje të zgjatur në fytyrën e tij që dukej se nuk do të mbaronte kurrë ajo lumturi, për atë shpirt të plagosur nga dhimbja fizike por dhe shpirtërore.Tashmë i pëlqente t’a njihte si shoqe atë vajzë, e më pas nuk dihej se çfarë mund të ndodhte. Kjo ishte përgjigja e Kostës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s