Poezi nga Qazim Berisha

Poezi nga Qazim Berisha
 
 
NUK E DI
 
…filli i lamshit
është lidhë
në nyje
nate,
sa do të zgjas
ky makth
nuk e di,
do figura
si hije vdekjeje
po sjellen
si gur murane
askush nuk flet
askush nuk di,
kush po hedh
ferra për lule
në oborrin tonë,
njeri të mençur
nuk pashë
që ta thotë një fjalë
nga po vinë
këto zezona
për vendin tim,
njëmijë herë
pata ëndërruar
një pemë mjaltore
për njerëzit e mi
të vuajtjes
po dikush
jo veç frutat
por edhe degët
po i shtrinë për tokë,
nuk e di
pse oguri i bardhë
po mbëshjellet
me re të zeza
e po ndodhin
të papritura
në vendin tim,
unë nuk po di
Unë nuk po kuptoj…
 
 
 
KU MBETI BESA E ZOTIT
 
…Krojet sot kanë ndal rrjedhjen
Liqeni sykaltër pikëllueshëm soditë
Malet ofshanë shtatë herë me plagë në zemer
Hej, medet përsëri barbari po lejohet me na shkelë.
Kreshtat e maleve po rrudhen si grusht njeriu
Tëbanat kanë mbyllë dyert me rezë me dëshpërim
Këmbanat e shqerrave nuk dëgjohen në male
As fyelli as qiftelia tinguj më nuk do të lëshojë
Burrat e Rugovës janë mbyll në mjegullnajë
Në shkambinj galuc ditën po kalojnë
Kush na vrau në besë kush malet po i falë
Ku janë çlirimtarët apo edhe ata në tradhti kanë rënë.
Ku mbeti fjala e burrit ku mbeti besa e Zotit
Që u betuan në tokë qiell e Zot
Nuk do t’i shtojmë plagë atdheut se Zoti na vret
As një pëllëmbë tokë as për miq e as për armiq nuk lëshojmë.
Kush po na e rrethon trollin e të parëve me gur murane
E po na lidhë në shkëmb si prometheun tradhtisht
Kush po luan me gurët e të parëve atje në kufi
Kur atyre në opinga gruri pa u kthye ne shtëpi u mbiu!…
 
 
 
LE TË PËRFUNDOJË
 
Pse mos të nisemi të mërkurën blu
E enjta le të ikën në heshtje
Regëtimë mos të mbetët kjo nismë
Të prita në korridorin e thinjur
Yllnajat zbriten për t’u përshëndetur.
Lumi le të ecën sa të dojë me naze
Unë do të ndalem në rrjedhën e tij
Me shpresë se do të më merr me vete
E le të përfundojë kjo lojë drithëruese…
 
 
 
 
PO TË MË PYESNIN
 
Po të ishte fjala ime e fundit
Patjetër se do ta thoja dëshiren e atyre
Që shkuan me shpirt te zhuritur
Për një Shqipëri të Natyrshme
Ashtu siç e pat falur Zoti.
Po të më pyesnin
Në cilat kroje do ta shueja etjen
Do të thoja në ato kroje të Vraninës
Ku luftë lavdishme bëri Oso Kuka.
Po të më pyesnin
Cili diell dëshiron ta rrezojë trupin
Do t’iu thoja se do të dëshiroja ai diell
Qe me shekuj i ka munguar Kosovës.
Po të nisesha në rrugën e gjatë
Do të mbështjellsha
Me flamurin kuq e zi
Ashtu siç ma do zemra…
 
 
 
MËNGJESET NA IKIN
 
Jemi nisur qëmënatë
Shtigjeve të rrugëve lakore
Bashkë me rrjedhën
E lumit të gurëzuar
Qe rrukullisë gurët
Pranë rrënjeve
Të shelgjishteve zgavrore
Pengojnë rrjedhën
Kohë nuk na mbetet
Heret apo vonë
Duhet bashkuar me detin…
Rigat e lotëve
Si në Malin e Vashës
Rrinë të rreshkura
Në faqe të malit
E zogu ndal këngën
Për mëngjeset e humbura
Nga lëbyra jonë
Që kurrë nuk u këndellëm
Kemi mbetur
Si mumie heshtake
Edhepse betohemi
Në kreshta të maleve
Mëngjeset na ikin
E ne të vonuar mbesim.
 
 
 
KËSHTU ZEMRA PO MË NDIEN
 
Pranvera shkeli lehtë e lehtë
Edhe vera do të jetë e begatë
Kështu zemra po më ndien
Klimë paqësore do të ketë..
U bënë bashkë kokë me kokë
Po fillojnë nga e mbara
Vonë e kuptuan se armik vëllai s’mund të jetë
Armik e kemi vetëm Një
E di e tërë bota.
Nuk do të ketë vend
Për ankesa e travaje
As për pluhur e tym në shtëpi
Punë të mëdhaja po na presinë
Detyrat e shtëpisë duhet vazhduar…
Në lëkurë time e ndiej këtë shpresë
Në zemrat tona nuk do të ketë acar
Nuk kemi të huajen përë të dyshuar
Përveç vetvetës qe borgj i kemë.
Po frynë një erë paqeje ndërvëllazërore
Platëformë rrezatuese në Prishtinë reflekton!…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s