Poezi nga Zyrafete Manaj

Poezi nga Zyrafete Manaj

 

KUSH THA

Kush tha se je harruar
Kur mbi diellin-diellon
Kush mund t’thotë se s’je kujtuar
Për atë Hënë që hënëzonë
Dhe kur drita-dritëron
Një si Ti më yllëzon!

 

KRYENEQËSI DASHURIE

Ku je Ti
Ndjenjë e harlisur
Brenda indeve të mia të zgjuara
Në aortë gjaku
Gurgullimthi gjen rrugët
Arterieve zë e mrizon butësisht
Pa dasht me ndie qenjën t’ime
Dhe kryeneqësinë e pa bindur
Brenda dashurisë.

 

UNË RIGOJË

Ti dhe koha nuk jeni harruar
Hieroglife imazhesh veshur
me petkun e germave
Vargëzuar vargut pa hile
Veq me bekim fjalësh të ruajtura në kohë
Me qendisma t’përjetimit deri te palca e ashtit
Guruar brenda në zemër
Veshur sall mall
E unë rigojë e rigojë në njomësi
Deri tek behari i radhës.

 

PAS ËNDRRËS

E grisa njëmendësin e pritjes t’përqartur
Ëndërrën ngjyrosa me akuarjel
Kryeveper e ndjenjës
Skulpturë e pa prekur
Kthehet në përjetësin e dashurisë
Ylbereve në vargëzim…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s