Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Studenti RUDI K” të autorit Ruzhdi Keraj

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “Studenti RUDI K” të autorit Ruzhdi Keraj

Titulli: Studenti RUDI K.
Autor: Ruzhdi Keraj

Redaktore: Mjaftore Keraj

Përgatiti për botim : Roland LUSHI
Formati: 12 X 20

ISBN: 978-9928-244-97-0
© : Autori

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. M.Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, maj 2018

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Keraj, Ruzhdi Studenti Rudi K. / Ruzhdi Keraj; red. Mjaftore Keraj. –
Tiranë : Ada, 2018.
80 f. ; 12×20.5 cm.
ISBN 978-9928-244-97-0
1.Letërsia shqipe 2. Kujtime
821.18 -94

I dashur Ruzhdi! 

Lexova, përjetova dhe u mrekullova me dorëshkrimin tënd të fundit “Kujtime studentore”. Ngjarje dhe personazhe të shumta, më riktheve përsëri para syve të cilat ti i ke gdhendur aq mjeshtërisht ato me fjalë.
Nuk gjej një të dytë që në fjalën e shkruar të ndjej njëherësh të bashkuar magjinë e tingullit të muzikës dhe atë të ngjyrës në pikturë.
Thurja e situatave të cilat ti i lëviz me aq shpejtësi njëra me tjetrën i ngjan ujit të përroit në burim. Stili yt i shkrimit ka ritëm dhe gjallëri të veçantë që e përjashton monotoninë e veprës.
Ty të rrinë ngjarjet dhe përshkrimet përherë të freskëta e të patrashura nga filozofimet e thata, por që njëkohësisht të gjenerojnë forcë dhe mendim sa të çiltër, aq dhe të guximshëm.
Në stilin tënd të të shkruarit konstaton të zhvillohen dhe të ndërthuren në balancë perfekte situatat e trishta dhe mallëngjyese me ato lirike dhe intime e ato komike dhe dramatike, që në muzikë do të ngjanin me meloditë e bukura të mbështetura nga akordet e pasura mazhore– minore e disonanca të efektshme e pikante apo në pikturë të shprehura me ngjyra të ngrohta e të ftohta, por që të gjitha së bashku të lidhura organikisht arrin t’i bashkojë në një të vetme talenti yt, që të vjen si bekimi më i bukur që natyra të ka falë.
Ti guxon të mbash qëndrim ndaj mangësive të kohës që jetove nisur nga shpirti yt i ndjeshëm njerëzor dhe arsyetimi i pamanipuluar nga sistemi i deformuar dhe të jesh i papajtueshëm me hipokrizinë dhe servilët e pështirosur e të paaftë të ligj.
Në kujtimet e tua ndjehet dukshëm motivimi i fortë dhe përpjekja e palëkundur për tu formuar si artist i kompletuar dhe për të shpalosur talentin tënd në shumë evente të rëndësishme artistike madje në shumë zhanre e fusha të artit. Ja dole me sukses i dashur mik. Ndjehem i privilegjuar që ende mbaj në duar dorëshkrimin tënd të dashur.

Faleminderit që më zgjodhe mua si lexues të parë të tij. Me mirënjohje dhe respekt miku yt i vjetër i viteve të paharruara të Liceut Artistik, Institutit të Lartë të Arteve dhe fatmirësisht i ditëve të sotme.

Roland Xhoxhi Tiranë 14.12.2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s