L E U A ( dy skica letrare ) / Nga: Leonard Bixhili

L E U A

( dy skica letrare )

I
Leua kishte vite që kishte mërguar në Greqi dhe punonte në një ” super-market ”,herë duke ndihmuar klientët duke u shpurë çantat me ushqime në makinë (disa të moshuarve bile edhe në shtepi)dhe pjesën tjetër të kohës duke mbledhur karocat e dyqanit nga parkingu.Në rininë e tij kish mbaruar një shkollë artistike ku kish mësuar dhe instrumentin e fizarmonikës,por nga ajo kohë kish kaluar një periudhë shumë e gjatë dhe gishtat nuk i kishin zënë më tastjerën e bardhë.
Nje ditë kaloi para dyqanit një burrë rreth të 50-ve me një fizarmonikë në krahe.Tingujt e një kënge të njohur greke e bëri kureshtar,por shpejt nga mënyra e lëvizjes së gishtave,kuptoi se ky ishte më shumë një autoditakt. Mbrapa e ndiqte një djal i vogël me një kanaçe në dorë në të cilën kalimtarët,sipas dëshirës, hidhnin ndonjë monedhë. ” Fërt ” ia bëri zëmra, iu afrua, hodhi edhe ai ca monedha në kanaçe dhe e pyeti :
– ” Nga të kemi more mik ”? ( Leua kujtoi se ishte shqiptar )
– ” Nga Bullgaria’’- iu përgjigj tjetri me një greqishte jo të mirë.
– ” Mos të prish punë sikur ta provoj edhe unë një herë”? , vazhdoi pyetjet Leua dhe sytë ja kish mbërthyer fizarmonikës, që në pamje të parë nuk ish dhe në gjëndje të mirë.Nderkaq bullgari qeshi dhe menjëherë hoqi rrypat dhe ja zgjati. Leua e vuri në krahë dhe ndjeu emocione, si atëhere në vitet e shkollës,kur në përfundim të vitit shkollor, dilte në”saxhio ”, d.m.th interpretonte para nxënësve të tjerë të shkollës. Megjithese gishtat i ndjente të kontraktuara dhe më nuk i bindeshin kollaj, filloi të luaj ca pjesë të vjetra që i erdhën në mënd. Filluan të grumbullohen njerëz, shumë prej të cilëve e njihnin Leon, puntorin e ”super-marketit”.Ndërkaq lajmi u përcoll edhe tek kolegët nga klientet që hynin në dyqan, disa prej te cilëve dolën dhe iu afruan turmës. Sakaq, erdhi edhe drejtori. Leua, si i zënë në faj, hoqi fizarmoniken nga krahët dhe ja zgjati bullgarit, duke e falenderuar. Ai i buzeqeshi dhe duke i rënë krahëve, i murmuriti :
– ” Ti je profesionist ”
Leua ktheu kokën nga drejtori, i cili kishte mbetur dhe ai mahnitur, dhe duke dashur të justifikohej iu drejtua :
– ” Më fal zoti drejtor, por nuk e di si më erdhi kjo instektivisht, pasi më rrembeu fizarmonika, që kisha shumë kohë pa e vënë në krah.
Klientet të entusiazmuar e kuptuan dhe iu drejtuan drejtorit :
– ” Ju kini në dyqan një artist të vërtetë”….”Bravo Leo”
Nga ajo ditë, edhe klientet por edhe koleget e tij të punës, e therisnin me dashamiresi : ” Artisti i super- marketit ”.

 

II

Leua, mbas një pune të lodhëshme, u  kthye në shtëpi, bëri një banjë dhe u shtri në kanapenë e sallonit.Ishte ditë e shtunë dhe dyqani ku punonte kishte pasur shumë punë.Ndezi televizorin dhe po ndiqte lajmet. Ndërkaq u hap dera dhe hyri vajza me dy shoqet e saja, te cilat kishin dalë gjithë mbas diten dhe u kthyen për të ndjekur bashkërisht, natën e parafundit të një emisioni- shou,( konkurs me këngëtarë te rinj). Vajza e Leos kish mbaruar shkollën e lartë dhe punonte në një zyrë.Gjithashtu edhe shoqet e saj,njëra ekonomiste dhe tjetra kish studjuar për marketing. Gruaja e Leos u pruri qerasitë vajzave,ndërsa Leos si zakonisht, gotën e rakisë. Filloi interpretimi i kandidatëve, një e nga një. Në përfundim të sejcilit, antarët e jurisë,bënin vërejtjet dhe jipnin vlerësimet e tyre. Vajzat reagonin e duke debatuar shprehnin mendimet e tyre për këngën, për paraqitjen, për veshjen e deri në vleresimet e jurisë. Leua dëgjonte dhe s’po merte pjesë në gjithë bisedën që kishte marrë zjarr. Ai po e kuptonte se vajzat diskutonin më shumë për gjëra sekondare,sepse nuk kishin njohuri muzikore. Nuk iu durua tek po këndonte një vajzë pak e shëndoshë dhe ishte ne refren.
– ” O, o..o – bërtiti Leua, stonoi pak në vargun e dytë ”
Vajzat nuk kuptuan gjë, por kur filloi konferencieri i programit të pyesë antarin e parë të jurisë, ai i bëri vajzës kandidate, vërejtjen e parë duke i thënë:
– ” Stonove pak në vargun e dytë të refrenit ”.
Vajza e Leos shikoi shoqet me bisht të syrit. Vazhduan këngëtarët e tjerë. Leua e kish ndjekur këtë konkurs edhe në emisionet e tjera dhe i kishte pëlqyer një vajzë e re, më e vogla në moshë, që kishte një zë fantastik. I erdhi rradha asaj.
– ” Tani, iu drejtua ai vajzave, do të dëgjoni një talent të rrallë, që patjetër do u pëlqej’’.
Sakaq doli ajo dhe filloi të kendojë. Leua brofi në këmbë i revoltuar duke shfryrë:
– ” Kjo është e pa drejtë. I kanë zgjedhur një këngë të nivelit të ulët, që nuk i jipet mundesia vajzës të shpalosë aftësitë e vokalit që ka. Nuk shkohet në natën e parafundit me këngë të tilla, kur kandidatët kanë mbetur vetëm katër dhe të një niveli të lartë”- bërtiti dhe ktheu pak nga gota e rakisë.
Vajza mbaroi dhe konferencireri i dha fjalën kryetarit të jurisë,i cili në formë dashamirëse iu drejtua vajzës:
– ” Ti ke një vokal shumë të mirë,që në edicionet e meparëshme na ke lënë ”pa gojë”, por sot kënga nuk të ndihmoi të na e shpalosësh. Ndoshta është dhe faji i koleges time lidhur me këngën që të zgjodhi ”.
– ” Moj- iu drejtuan shoqet vajzës së Leos. Ti ke një baba muzikant, artist. Ky duhet të ishte në juri, dhe duke marrë në dorë gotat e tyre me një pije freskuese, u afruan duke i cikur me gotën e rakisë,që Leua e ktheu me fund.
Vajza e Leos i shikonte dhe mundohej të fshihte brënda krenarinë që ndjente për babain e saj,aftësitë muzikore të të cilit edhe ajo nuk i njihte.

 

Nga: Leonard Bixhili

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s