Poezi nga Lulzim Kalaj

Poezi nga Lulzim Kalaj

 

Kam muejt…

Kam muejt me hy mrena syve tu,
E prej andej n’gjithë shpirtin tand,
Kam qesh e kja,e shpesh idhnu,
E prapë kam lyp me hy se s’ban.

Kam muejt me njoftë shumë yje toke,
Dhe yje qielli me ndeshë kam muejt,
Por sa m’ka ba me vuejt mungesa jote,
Asnji yll toke a qielli s’m’ka ba me vuejt.

Kam muejt me kenë dhe i tjetërsuem,
Për hater t’kohës,për hater t’jetës,
Po kurrë s’jam kenë n’ shpirt ma i munduem,
Se n’mungesë t’pranisë tande ,afër vetvetes.

Kam muejt,kam muejt,gjithçka kam muejt,
Por jetë pa ty,s’mundem, as kam muejt.

 

Kur due….

Kur due me shpirt vetëm me qeshë,
Me qeshë i lirë n’gjithë botën teme,
Më del nji dreq pa prit ,pa deshtë,
E ma ndalë gazin, me nji të preme.

Kur due me kja vetëm ,me mallë,
Për dashnitë, që n’jetë kam humbë,
Më del nji zot ,a shenjt me i thanë,
Që ma tret lotin,prej vendit m’shkundë.

Kur due me qesh e njiherësh me kja,
E herë mbas here me ua ndrrue rendin,
Dreqën e shenjtën m’thrrasin pa prâ,
Sa çmendin botën dhe mua çmendin.

Kur due botës mos me ja pa terrin,
Me dalë prej saj,krejt pa ra n’sy,
I lë mënjanë parajsen e ferrin,
Rri i magjepsun ,vetëm me ty…

 

Kaj’herë…

Kaj’herë mërzitem aq fort me jetën,
Me njerzit përreth mërzitem kaj’herë,
Kaj,herë m’vjen mos me e dashtë veten,
Sa due me u zhdukë ,krejt m’u ba erë.

Kaj’herë më duket krejt e shkurtë jeta,
Aq e shkurtë,sa hap e mbyll sytë,
Çastet ma t’vshtira m’duken krejt t’lehta,
E them pse o zot,s’ka nji jetë të dytë?!

Kaj’herë m’vjen,njerzit mos me i dashtë,
Se fort më duken n’gjallesa marjoneta,
Kaj’herë m’thotë truni ma mirë me kenë kafshë,
Se t’pakten mundesh me i gzue do t’drejta.

Kaj’herë më thotë shpirti për me u ba xhind,
Jashtoksor m’thotë zemra me u ba kaj’herë,
Me lindë për çdo ditë a me vdekë pa lind,
A mos me vdekë në kyt botë asnjëherë.

Shumë e shumë gjana kam mendue kaj’herë,
Po me jetue pa ty,kurrë…asnjëherë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s