Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni

Poezi nga Vjollca Ajasllari – Koni

 

SIKUR…

Sikur tė isha pranverë, në këtë jetë,
Ty do ta falja gjithë blerimin!
E, nëse kthehem në vjeshtë,
me rrebesh shiu do ta nxirrja gjumin!

Vetëm një çast, po të më falte pak dritë hëna,
Errësirën, gjithësesi, do ta zhbëja!
Diellit rrezet do t’ia merrja,
të shkrija akullin nga zemra!

Merr buzëqeshjen, po ta dërgoj me erën;
Ti, qëndro dimër me akullnajë!
Nuk di, sa do kesh forcën të krjosh tornado,
Në se mbështillesh nga nxehtësia-Saharë!

Puhi ograje do vijë fryma ime,
Që ta kesh si busull drejtimi!
Se koha, që kaloi, vrau ëndrrat,
si lulet e ullirit, kur bien nga thëllimi!

 

***

Nëse të bie në dorë një libër,
Me në ballinë timin portret;
Mos merr mundimin që ta lexosh
Po grise, digje gjer në t’ fundit flet.

 

RRUGËTIM NË KOHË

Nëse koha të ka lodhur e kujtimet të janë fshirë
të them se Unë jetoj me mallin mbirë
flokët supeve si at‘herë hedhur mbaj
buzëqeshjen e ruajtur mbi buzë ta fal

Nuk i di, gjurmët e mija ku kanë shkelur e kanë ecur
herë si vjeshtë rebele, herë si zog i trembur
midis dimrit të acartë, ku ngrin lotin mbi qerpik
si rubin pret majin, të gjejë shteg e të ikë

Nëse ndjek rrugën e lotit, si ujëvarë rrjedhur viteve
te oazi ku u mbyll porta prej të fortave stuhi
shterur, jam si shkrtëtirë e Saharasë
mbledh forcat mos derdh lotë, kur në emër të thërras.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s