Poezi Myrteza Kasi – Në  85-vjetorin e Ditëlindjes

Poezi Myrteza Kasi

(Në  85-vjetorin e Ditëlindjes )

 

LAVDIA 

Një shenjë metalike,unë kam
Të mbyllur në një të vogël kuti,
Një kujtim i viteve heroike Është simboli yt Atdhe!
Është medalja ime e parë!
Që ma dhurove mua punëtorit të ri,
Kur mustaqja s’më pat dirsur ende.

Atdheu,
Në Bronx e derdhi mirënjohjen e tij,
Në këto të vogla medalje!
Dhe si një amvisë e mirë,
Lavdinë,
Bijve të tij ua ndau!
Atyre, që aq shumë luftuan,
Atyre, që aq shumë punuan,
Atyre, që lart e më lart e cuan,
Lavdinë e tij të Madhe!
2.
Dhe ne , simbolin tënd të shtrenjtë,
Si syt’ e ruajm’ , o Atdhe!
Po lavdinë tonë të vogël,
Mënjanë e kemi lënë ne! Lavdia, (e vogëla lavdi)
E mbyllur në kuti po fle!
3.
Borgjezit të vogël,
Me shpirt të vockër sa një gogël,
Ndërgjegjja i ka zënë tri okë ndryshk.
I strukur si kërmilli në guaskën e tij,
I pleksur kok’e këmbë në lëmyshk,
Lavdia, si krymb shpirtin ia bren !
Pastaj, sa herë që ujët,
Në vijën e t’ia s’i vjen,
Me grusht gjoksit i bie!
Bërtet e mufatet si gjeldeti :
“ Unë , c’të them më parë…
E dinë të tërë,
Sa shumë e shumë kam bërë”(!)
Mbuluar nga pluhuri i motive,
Po dergjet lavdia personale!
Në furnaltë le t’i djegim,
UN-in dhe mburrjen personale!
T’a përvëlojmë në furrë.

4.
Dhe kush,Atdhe,
Për vete ëndërroi të voglën lavdi,
Mbeti po aq i vogël,
Sa dordolec’ i pulave n’avlli!
Dhe kush nga ne,
Të fali rininë,gjakun dhe djersën Ty,
Prapë, përjetë të jetëve , Ty Atdhe
Të mbetet borxhli!
Lavditë tona të vogla, tani
Në një të vetme le t’i shkrijmë!
Djersën , mendjen dhe tonën energji,
Në një të vetme t’a bashkojmë !
Që si dielli vetë të shkëlqejë,
E madhia, e ndritura, e Atdheut LAVDI!

 

H E R O N J T’ E E M I J

Kritikët ndoshta kur t’lexojnë, Vargjet e mija – heronjt’e mij,
Do t’rrudhin buzët e do t’thonë:
“Këtu s’mban erë poezi”!

Pastaj do t’flasin :”Ky nuk ditka, Heronjtë mirë ti skalitë,
E nukë din të japi tipa
Ti veshë n’art e t’I goditë”.

Vërtet , vëllezër, unë s’di ,
Në letër tipa të krijoj.
E s’kam mjerisht un’fantazi,
E nuk dij të hymnëzoj.

Tryezë poeti nuk kam unë,
Në punë vargjet i fillova, Heronjt’ i gjeta vec në punë,
Atje për ta gjithmon këndova. Parnasin, muzat për t’i gjetur,
Nuk bie kurrë n’ëndërime.
Sa herë që shtrihem për të fjetur,
Nuk kërkoj kurrë frymëzime.

Un’ i këndova heronjve t’gjallë, (Ashtu sic dijta, nuk kam faj ),
E do t’i thurr o plot me mall,
Më t’ mirat këngë paskëtaj !

(Arkiva e autorit).

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s