Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

I DASHURI, I BESËS…

Ortek ndër male
Mbet, bashkë me hovin e fjalës së harruar
Si rrudha n’balle
Me pikat, të djersës, shqiptarçe e pikturuar

Lugje e plaja i dukushin thinjat e lidhura nyje
Kur plima korbash, i ranë, mbi vetull e sy
Nëpër stane e shikonte, vdekja, si i bënte hije
Mbi fytyrën e babaplakut, e nëpër Shipni

Ortek ndër male
Mbet, bashkë me fjalën e harruar, n’malësi
Si rrudha n’balle
Qëndisur me pranverë, mbi jetë, plot dashni.

 

BOLL, MA...

Boll ma
Tokës ia trazuam zorrët, nëpër pika të vlimit
Bac u ba
I fryjmë frikës, si motit, me dritë të trishtimit

Karshi kohës, jetët i shikojmë, me sytë e lakmisë
E kafshojmë lirinë, deri në palcë t’mbetemi t’par’
Mbi varre t’hapura, tokës së mbetur, n’sy tradhtisë
Duke i pi edhe fjalët: O’sa mirë, të jeshë shqiptar

Boll ma
Nëpër sheshe i vramë, robëri e tradhti, me jermi
Bac u ba
I fryjmë frikës, kot, me fjalën: kemi një Shqipëri.

 

NË SYTË, JETË…

S’do të ketë
Krenari e as lumturi, po nuk na priu, dashuria
Në sytë jetë
Ku na lidhen, fjalët e shpresës, sikur lumturia

Rrugës pa ecje, deri te varret, shtruar me hi nuri
Duke e kërkuar, emrin dhe truallin e lavdisë
Te pellgu i gjakut, kur vdekjet i lidhëm, për guri
Sikur kujtesën e fiseve, nëpër ëndrra t’Ilirisë

S’do të ketë
As name dhe nishane, po nuk na priu, dashuria
Në sytë jetë
Që na i shkel robëria, kur na lumturon, tradhtia.

 

PARA KUJTESËS, PLOT LAVDI…

Me luftërat terse, t’motit
Gëzime e morte, u lidhën, për brezin e lavdisë
Si pikat e gjakut e të lotit
Për Motin e Skënderbeut, ndër betejat e lirisë

Nga trishtimi, vdekja i mbylli sytë, jeta gjarpëronte
Zjarri kërkonte fundin e tokës me sytë e urisë
Ikja kthehej te guri i kufirit donte dheu ta mbulonte
Me bardhësinë e maleve, me shpresën e lirisë

Me luftërat terse, t’motit
Edhe koha i mbylli sytë, para kujtesës plot lavdi
Si pikat e gjakut e të lotit
Për tokën e lodhur nga betejat, me namet për liri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s