Poezi nga Hysen Grajçevci

Poezi nga Hysen Grajçevci

 

DERI KUR…

Një tingull si “Melodi e këputun”
më prek në ndjesi
damarëve ndjej shkronjat
si notojnë në varg
në vete lexoj:
“Tri këngë zie për Kosovën” dhe
pyes:
Deri kur në heshtje do dergjet heroi!?

 

MELPOMENA VAJTON…!

Në të nëntë malet,
brodha bjeshkë e kreshtë,
gjeta nëntë krojet,
nëntë burimet
ku shuanin etjen muzat!
Atje, lart në fron
ku rrin zotrat mbi Çakor,
Gjergji, bukuritë shqiptare kundronte,
tek gjysma e liqenit në Rugovë
Klia, historitë e shekujve shpaloste!
Melpomena e trishtuar
varret e trimave
matanë gjysmës
tjetër te liqenit vajtonte!
Eh Zanë!
Tani më thuaj:
Fishta, si kishte me thënë…?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s