Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

KUR LUAJ SHAH…

Sa herë që luaj shah
kujtesa ime ngjizet në sytë e të gjallëve.
Nga fusha e shahut
shkëpus pemë,
i mbjell nëpër male.
Prej tyre prodhoj gurë shahu
për ata që janë fëmijë.
Fusha e shahut varrezë e tmerrshme
me ushtarë ëngjëj e kuaj të bardhë.
Nëpër kuadratet e shahut ka dhe trima…
fryma e tyre ndriçon fushën e betejës,
fillojnë e vdesin në moshë të rinisë
e lënë pas, kuadrate të përgjakur.
Gjatë betejës së shahut
Mbretëresha,
si këngëtare e muzikës klasike
qanë mrekullisht, pas pak…
Mbreti i verbër
do të kapet MAT
në një oazë pikëllimi!

 

PULËBARDHA..
(Kushtuar miqve të mi marinar…)

Në liman, sa herè qè spirancèn kam ngritur,
mbi dyrek tè anijes mè shfaqej njè pulèbardhè…
I befasuar, mèrmèritja paksa habitur:
-eh..sigurisht nuk èshtè ndonjè gjè e rrallè!
Ndèrsa mbi hartè punoja duke shtrirè kurse
ajo rrethqarkullonte lehtè -lehtè!!
Veshur krejt nè tè bardha – e bardhè si njè nuse…
mendova: – ja njè vals i bukur mbi kuvertè !
Kanè shkruar poetèt pèr pulèbardhat
po aq, ndofta dhe mè tepèr për “sirena ” e detit
Është shpend qè tè uron ” rrugè tè mbarè”
dhe ” mirsevjen” tè thotè nga rrugè e kurbetit!
***
Por ja, qè unè jam” i marrè ” si gjithè marinarèt
e teksa busullèn ndiqja rashè nè meditime,
dola prej kabine ( sikurse kanè bèrè dhe tè parèt)
pèrshèndeta pulèbardhèn e Shqiperisë time !

 

NJË NUSE E BUKUR

Një nuse e re derdhte buzëqeshje…
Nderur mbi qerpik
i rrinte një puthje e paharruar!

Kukull ishte… pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve,
e skuqur
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje ëndrre..

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s