Kalendari poetik: Dante Alighieri (1265-1321) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dante ALIGHIERI

Kalendari poetik: Dante Alighieri (1265-1321)

Datat e lindjes e të vdekjes së Dantes jepen përafërsisht në wikipedia; lindja ndërmjet 21 majit dhe 21 qershorit 1265 dhe vdekja ndërmjet 13-14 shtatorit 1321. Dante Alighieri – babai i italishtes letrare, krijuesi i Komedisë Hyjnore, poet, shkrimtar dhe politikan italian. Në përvjetorin e lindjes ta përkujtojmë me këtë sonet:

SA E SJELLSHME, E DLIRË

E sjellshme, e dlir’ e dashura ime,
Kur në shëtitje njerëz përshëndet
Asnjë gjuhë s’ndihet, dridhet e s’flet,
As sytë s’e ngacmojnë me vështrime.

Shkon ajo dhe veç lëvdata dëgjon
Me mirësi dhe përunjësi veshur
Sikur vjen prej qiellit buzëqeshur
Dhe përmbi tokë mrekulli na tregon.

Mahnit cilindo që e ka vështruar
Çdo zemre i fal të tillë ëmbëlsi
Këtë e di ai q’e ka provuar

Kur buzët lëviz gjithë hijeshi,
Një shpirt i kthjellët e plot dashuri,
Vjen e shpirtit t’i thotë: psherëti!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s