Kalendari poetik: Francesco Tomada 1966 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Francesco TOMADA

Kalendari poetik: Francesco Tomada 1966

Francesco Tomada u lind në qershor të vitit 1966 dhe jeton në Goricia ku jep lëndën e biologjisë dhe kimisë në shkollat e mesme. Nga mesi i viteve ’90 filloi të merrte pjesë nëpër takime letrare kombtare dhe ndërkombtare, si dhe në takime radiofonike dhe televizive; tekstet e tij filluan të çfaqen nëpër revista, antologji, site web etj., në Itali Sloveni, Kanada, Francë, Slovaki, Lituani, Austri, Meksikë, Spanjë, Zvicër, Belgjikë. Ja një nga poezitë e tij:

ZGJERIMI I BASHKIMIT EVROPIAN 

Janë ca dhi të egra që netëve përshkojnë
shtigjet e patrullimit të kufirit jugosllav
për të shmangur ferrat dhe murrizët
hidhen si pelivanë buzë kufirit.

Ju thoni “s’ka më kufij”
por unë ende i shoh
është një shteg pa bar mes gjembash
janë gurët e piramidave ngulur në dhe
sepse nga të gjitha kafshët
njeriu i vetmi është
që kufirin me gurë e shënon.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s