Kalendari poetik: José Saramago (1922-2010) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

José SARAMAGO

Kalendari poetik: José Saramago (1922-2010)

Si sot, 8 vite më parë ndrroi jetë Zhoze Saramagu; qe shkrimtar, gazetar, dramaturg, poet, kritik letrar dhe përkthyes portugez, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1998. Përveç letërsisë, ka qënë i njohur edhe për qëndrimet e tij ndaj Izraelit e çështjes palestineze: “Më duket e tepërt që vazhdojnë të jetojnë nën hijen e holokaustit dhe presin që bota t’i falë çfardo bëjnë, për shkak të vuajtjeve që kanë kaluar…merret vesh, s’kanë mësuar asgjë nga vuajtjet e gjyshërve të tyre…sepse çka po ndodh në Palestinë është e krahasueshme me tmerret e Aushwitz-it”.
Por le t’i kthehemi letërsisë dhe të shijojmë këtë shqipërim që përzgjodha sot për ju:

KËTU NË ZEMËR NDOSHTA

Këtu në zemër ndoshta, apo më saktë:
sikur me thikë na bëjnë plagë,
kur beftas, një “jo” na ther,
s’andejmi shpresa rrjedh
e ndjenja, etja, ëndrrat kullojnë.
Dëshirat, vullneti, nuk mjaftojnë,
me zhgënjim shkakun kërkon
që të gjesh një kuptim.
Dhe kuptim nuk ka.
Kjo është çka dhëmb, këtu ndoshta, në zemër.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s