Abner ROSSI
Kalendari poetik: Abner Rossi 20 qershor 1946
Shkrimtar, poet italian, merret dhe me muzikë dhe teatër; ky është emri i artit, jo emri i vërtetë i tij; në web gjeta datën e lindjes, por jo vitin e saktë, as emrin e vërtetë. Jeton dhe punon në Firence. Ja përzgjedhja ime në datën e lindjes së tij:
“BEKUAR QOFTË AI QË…”
Në mes të muhabetit ia këpuste:
“Bekuar qoftë ai që është i lumtur kur dashuron!”
Kam dëgjuar
dikë që pat qënë vërtet i dashuruar;
broçkulliste fjalë pa pikë kuptimi
në një gjuhë që veç ai e merrte vesh.
Syçakërritur, si ai që s’ka zemër,
thoshte të zhdukej me tren,
t’ia mbathte vrapit, të hipte në ndonjë anije,
të kacavirrej diku lart dhe të fluturonte.
Për zinxhirë fliste, për spiranca,
litarë për t’u këputur, që pat qënë skllav,
për vela të tendosura, të merrte detin,
të humbiste diku dhe të harrohej.
Thoshte se kishte ngut për t’u zhdukur së këtejmi,
qe lodhur duke bredhur
pas atyre syve që i merrte për dritë.
Kishte dhe çaste kur qetësohej,
përtokë shtrihej dhe lypte
një hap të njohur, një buzëqeshje të vakët,
një përshëndetje.
…Dhe iku pastaj…
iku larg, prej një femre që të përngjante.
Maks Rakipaj