Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Larg teje me ty

S’ka natë e as ditë që futet mes nesh
Ti mungon e në brendësi të kam
Herë si këngë gëzimi e herë si plagë
Ti në zemrën time ke bë çerdhen
Aty rritesh si hije aty ulesh këmbëkryq rri
Ti je gëzimi im je arome pranvere që përkëdhel
Të ndjej e të ruaj dashurin ma lexon në sy
Dëshirat mi bënë me shumë ngjyra si pikturë
Shkëlqim e dritë ia fal nga ëndrrat e natës
Ti e di se dashuria ne plaket s’behet e vjetër
Shpirti im të përket ty e askujt tjetër.

 

Më flet vetmia

Hapi portat e dashurisë
Aty do gjesh qetësi
Unë jam si Zanë ndryshe nuk di
Dije se nuk fal liri

Kur jam vetëm flas me ty
Pushoj kur vala e detit qetësohet
U dashurova në të bukurinë sy
Tash udha dhe ditën më ngatërrohet

Largësia është një kopsht me pikëllim
Ku lulëzon dhimbja e rrjedh loti
Merr pak dhimbje nga shpirti im
Ose eja të lozim si dikur moti.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s