Dasëm e padëshiruar / Nga: Enkelejda Pashaj Murataj

Dasëm e padëshiruar

 

Nga: Enkelejda Pashaj Murataj

Sa i çuditshëm është njeriu!Zoti i ka dhënë jetën dhe ai duhet të dijë ta çmojë atë,ta vlerësojë,ti japë përkujdesjen e duhur,ta pastrojë nga pluhuri i veseve,ta zbukurojë me ngjyrat më të bukura,por njeriu i dhënë pas rutinës harron se një ditë pikërisht Jeta të dërgon një ftesë si mik për dasëm.
Ç’dasëm do të thoni ju?
Një dasëm ku ti s’do të dëshiroje kurrsesi të ishe i ftuar,e jo më protagonisti i saj.Një banket ku Jeta kërkon të të japë lamtumirën.Asnjë i ftuar tjetër përveç teje,Jetës dhe veprave të tua qofshin ato të mira e të këqija.Është i vetmi event ku ti nuk ndjen as dëshirën më të vogël për tu veshur bukur,as për tu rregulluar,as pêr tu parfumosur.Në sallë s’ka as karrige,as kolltuk,vetëm një tavolinë dhe mbi të një regjistêr i hapur dhe në mur një projektor i madh ku parakalojnë të gjitha ngjarjet e Jetës tënde.Ti i sheh,herë qan me dënesë nga dhimbja,herë qesh kumbueshëm nga gëzimi,derisa në projektor del komanda “Fike”.
Papritmas ti mysafiri i kësaj dasme të padëshiruar tërheq këmbët zvarre në vallen e fundit me Jetën.
-Edhe sa kohë ka mbetur që dritat e sallës të fiken-pyet ti veten,ndërsa mban fort të shtrënguar pëllëmbën e Jetës.Ndjen qe dora e Jetës ftohet e kjo ftohtësi të mpin pak nga pak dhe ty.Ja dhe dritat e sallës u fikën e ti ndjen dorën e Jetës që shkëputet nga ti.Ti as që e mendon se si do jetë rënia jote,ke dëshirë të fluturosh,të fluturosh lart në qiell.

All rights reserved Enkelejda Pashaj Murataj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s