KOPSHTET E TAVRIDIT -Portret i çmuar mbi poetin e veçantë, Deo Zuka Bershtajn / Nga: Bajram Dabishevci

KOPSHTET E TAVRIDIT

-Portret i çmuar mbi poetin e veçantë, Deo Zuka Bershtajn

 

Nga: Bajram Dabishevci

1.I veni një – jo emër nga silikoni dhe me chip në tru poetit ndjekës, Deo Zuka Bershtajn, sepse pa atë nuk ka dashuri, ishull, vezë të arta, qytet kutërbimesh të qelbura të fitoreve e festave. Buzëqeshja dhe lotët e tij, duartrokitjet dhe firmosjet, persiatjet dhe frytet që s’i peshon as kandari i ëndrrës së gomarit më elitar, i degdisën qytetarë e toka në pjatat e përfunduara të gojëprishurve e gojëmjaltëve, pa të cilët nuk prishet as ndreqet dot kund moti sot.

2. Figurë që nuk ka ndërtim kristalor, prandaj e pjell perëndia, për të tallur pasqyrat, gjumin, ëndrrat, gëzimet dhe vuajtjet. Dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që një gurgdhendës i letrave, si një kapanga që ruan trupin e parelliut dhe për dy qindarka i gixilohet emri krijues, të konsiderojë veten kaq lehtë se letra e bardhë mund të qenka një panço nacionale, dosido e hedhur mbi krahët e tij, të paska në duar një dëftesë, dëshmuar që e paskërka blerë identitetin letrar në kompani të caktuar prestigjioze. Jo! Dredhitë se qenkësh mbase dhe njëfarë kreature bohemi, apo pak poetuc patriot, maniakë profilfortë që nuk e rrëzon as dhe dopio tri herë e se qenkësh kainit, mbase dhe qartë qenkësh histrion… as kjo nuk e bën polic kujdestar mbi rrugët e letrave të bardha. Si mbesin të njëjtë, krekosës të skrutës, laro të letrave kallp, kërmij me lëkurë-aligator!

3.Kur pushtuesi largohet nga vendi, shkaku i fuqisë çlirimtare dhe atdheu fiton lirinë, ai fluturon e s’kthehet më, por mbeten prapa zanatet e tij, bishtat e tij, kompozitat e etikës së nënshtrimit, kronikat zyrtare të figurave me ambalazhe ish-administrate. Historia e rremë mbetet vampir mbi shpinë të njerëzve. Rregullat e rreme drejtshkrimore dhe drejtshqiptimore kërdisin qenien e brishtë të shtetit të rremë. Shqipërisë së rremë me viset e saj rrotull nën kolonë ende, por asaj nuk i lëvizë një fije qepalle e as dhe çanë fare kokën për ato. 

4.Ai, poeti ndjekës Deo Zuka Bershtajn, patrioti, poeti, paralliu, i varfëri, politikani, harbuti, injoranti… urren vetëm një gjë: standardin e vlerës, nivelin. Ai ka harruar gjithçka, sepse ka hyrë gand në letërsi… Kështu ish-kolonizatori me format e tij të stërholluara dinakërisë kishte futur një ushtri krijues në lidhje të shkrimtarëve. Kishte vënë në forma të tij për redaktorë, kryeredaktorë, recenzentë… dhe ata kishin lejuar të botonin njerëz me sens patriotik, me sens edukativ, me sens jashtëletrarë… Kishin degdisur në humnerë artet dhe kishin stagnuar gjatë kohët… 

5. Ai… ka prirjen, të shkelë, të helmojë, të urdhërojë dinakërisht njërin kundër tjetrit. Vazhdon me të madhe akoma të trillojë, shpif, përrallis, mistifikojë, viktimizojë këdo, në secilin rast, në secilin vend, në secilën mënyrë. Sojli i tipit të baballarëve të kombit, mundohet t’i mbajë rrejshëm në majë të kumbullave poetët pa vlerë, në ndërkohë që trupi i kësaj peme është tharë. Pra, socioetërit i mbanë në majë të vinçit, në timon të skreperit, në ingranazhe të ekskavatorit, kurse mëlçinë e vendit – në majë të buldozerit. Është Beria më shqiptarë i demokracidit të sotëm. Është Kaganoviçi më evropian i Tiranës së sotme. Është Voroshollovi më amerikan i Shqipërisë. Një skarafaxho i kantinave të varreve më kapriço të shpirtit të pluhurave në sheshe e bulevarde të kohës sonë e të vendit tonë. Një humbameno qiellor i velur me barin e kalbur e barin e tharë. Një kryebushtër që tërë ditën e natën pjell ngjyrat e piktorëve dhe mellanin e penave të poetëve.

6. Ai shanë e poshtëron peshkatarët, duke ju mbushur veshët atyre me çirrma daullesh, se deti nuk ka peshq, nga koha kur vdiq xhaxhi grabitës Enver i shpirtrave të bimëve dhe shtazëve. Pa atë më nuk bie shi në Tiranë ose bie pak ose bie shumë. Lulet nuk qeshin, gjethet nuk duartrokasin, shtretërit nuk mbajnë më kurvëritë e perëndisë, sisët nuk janë më si më parë, por kanë devijuar biologjikisht, thithat nuk janë më revolucionare, areolat rreth thithave nuk janë më të mësimeve marksiste të demave shkencorë të kënetave, kërthizat nuk janë më harlisëse – sipas maktheve të komiteteve të rretheve… 

7.Atij i duket secilit moment që gjithnjë edhe shihet secili shumë i trishtuar dhe shumë kafshë poetike me dy, tri, katër, pesë këmbë e që shkruan artin pa vlerë lavdate, sepse i ka vdekur busti hermafrodit i plehrave të historisë, shoku Shumëenver Shumëhoxhoviç. 

8.I tërë i ashtuquajturi art i suksesshëm, por që eshtë përpjekje e të tillëve të sundojnë në krijimtari dhe kulturë, janë hije të padukshme të dëmeve, përçarjeve. Ata krijojnë takime poetike, shtëpi botuese, vjelin drejtoratet, ministritë, bizneset, mërgimtarët. Trishtimi për ata është mjaltë i viktimave të tyre. Zemra e viktimave të shkrimtarëve zyrtarë është qymyr, por qymyr ciganësh, jo qymyr shqiptarësh, sepse qymyri i shqiptarëve është i bardhë, qumështor. 

9.Për shkrimtarët e oborrit është himn i Serbisë epshi ndaj gruas së mikut dhe gjakut të shkrimeve të mikut. Nderi për ata është përrua sperme, me të cilën lajnë sytë pulat e pjekura në skarat e tyre dhe pastaj i hanë me ngulme të ethshme. Tmerri nuk ju shqitet asnjë moment nga kafka, sepse gjithmonë e kanë kuptuar që ata të gjithë do harrohen, sepse shkruajnë për suksese dite, për veçori efemere. Për ata flitet sot, sepse mjetet e reklamës, menaxhimet e rrethanave i kanë në duar të tyre eprorët e tyre, kazamatet menaxheriale të godinave vetëm nga qelqi. Ata miklojnë shkelmin që ju jipet në shpinë dhe fluturojnë kundër armiqve të trilluar dhe rivalëve të shpikur. Pasioni i tyre është një e zvargur e pulës së pjekur në skarë nëpër pluhurat e rrugëve e nëpër pluhurat e sisëve të grave të miqve. Njësoj sikur rasti i sisëve të bashkëshorteve të tyre. 

10.Shkrimtari A qe në burg, shkrimtari B qe në shtratin e shtëpisë së tij. Daja i hipën mbesës, ndërsa ajo ishte patriote me rrënjë fiku të spiunimeve dhe po jetonte tërë kohën e kohës në ambasadën amerikane. Arsimtari i fizikës, bashkë me gjyqtarin e fusnin në burg shkrimtarin që urrehej nga pushteti, kurse ia zhvatnin bashkëshorten. I vëllai i të ndjekurit abuzonte me bashkëshorten e të ndjekurit. Ish i burgosuri jetonte më mirë se gruaja e mikut të tij që heqnin shkerrdhata të përbashkëta, ku mundnin. 

11.Tërbimi është moral te shqiptari, çmenduria është elegancë te shqiptarja, spiunimi është ismailqemal te shqiptari, kurse një tonelatë brekë për bukuroshen që ka tri vagjina në trup është pak për një muaj, sepse tri herë seks në 24 orë dhe duke pasur një palë brekë një herë të përdorshme, atëherë dialektika e paranojës antishqiptare e shqiptarëve është sindromi i nënshrimit, tek secili i huaj, menjëherë dhe pa asnjë kusht. 

12. Përparësia e shqiptarit, mijëra herë të shitet, është më e kollajtë, sesa të hajë bukë ose të rrëkëllejë gotë uji, kurse kjo e tregon kurajon e tij – të miklohet nga pederasti, eprori, mantenuta, miu e zagari. Prandaj dhe është engjëll në ora 5 të mëngjesit, në 6 është Satanai i qytetarëve të partisë, në 7 është koka e shtatë rrjetesh të spinumit, në 8 është shkrimtar i kafesë së akumulimit të damkave të orës 8…

13. “Nuk di kur fillon nata dhe kur pushon trillimi i ditës, ndërsa kam hyrë kaq thellë në minierën e zanatit të lotëve”! Këtë fjali ia ka zënë viktimës, poeti ndjekës Deo Zuka Bershtajn dhe e dërgon në kafe-barin e parlamentit të republikës që t’ia regjistrojnë poena suksesi e t’ia hedhin në vaskën e tualetit ndonjë qindarkë. Por, pra, shumë çudi, pse gostia e poetit ndjekës Deo Zuka Bershtajn nuk ka kapur asnjëherë me sukses të dhënën se druri paska gjethe! Madje është frikësuar nga gostia e hënës dhe ka kërkuar ndihmë nga shoqata e orgjisë së yjeve që jetojnë në thasët e zinj të plehrave.

14.Mugëtira e shiut të vendit dallon nga errësira e çmeritur e kryeqytetit. Sepse ferri është sinonim i shkrimtarëve zyrtarë dhe patriotëve në secilën mahallë. Këtu nuk mësohet, si të vdes një grua, këtë e mëson ajo grua që ia zhvat shpirtin gruas tjetër dhe e vret lirisht. Këtu hahet mish njeriu, mish gruaje, mish çupe. Shqiptari më i mirë i të të gjiha kohëve është krimineli më i mirë. Ofshama, dhimbja, rënkimi i madh, ankthi lemeritës, trandja nga gjumi, vuajtja, uria… janë të panjohura për shqiptarin e ndershëm, për figurën publike, për Miss-in, VIP-in, mirësjelljen e edukatën IN, për gjenocidin mbi vetveten, si TREND. Kjo vullnesë e ngjyer në jargë epshi të qosheve të rrugëve të shqyen katramanë e ninëzave dhe mushamanë e ndërgjegjes. Këto erëra me petale luleje dhe copëra mishi nga trupi i viktimës, shkulur me darë nga duart e poetit ndjekës, Deo Zuka Bershtajn.

15.Poeti ndjekës, Deo Zuka Bershtajn, mësoi gjenialisht. E kuptoi se kolonizatori serb iku, por punët e koklavitura shpirtërore duhe bërë antishpirtërisht. Ai kuptoi emocionalisht gjenialisht. Sepse serbi kishte lënë në vende udhëheqëse poetë e prozatorë që, shkaku i vlerave të ulëta të tyre, po bënin seleksionim të të damkosurve në marëdhëniet e krijimtarisë dhe kulturës. Serbi i kërkonte dhe i gjente të damkosurit e maskuar, të cilët i shtypnin shqiptarët, shkaku i mostalentit të tyre në të shkruar pa vlerë të duhur, njësoj si në botimet e tëra. Edhe shkrimtarët e rinj, pas lirisë, e mësuan hilen gjeniale të serbit dhe e kuptuan se shkrimtarët e damkosur shqiptarë që kishin punuar për serbin, shkaku i moshës së ikur të tyre e të tjera, po shmangeshin nga sundimi në vend. Pra, këta të rinjtë po merrnin vendet e tyre drejtuese dhe po vepronin njësoj si ata, shkaku njësoj i mostalentit të tyre. Nuk po lejonin të shkojnë përpara të dalluarit, vetëmohuesit në punët madhore, veprat meritore të tyre. 

16.Farfuri faturash u lidhën, si zinxhirë, në qafën e lexuesit. Buzët, puthjet, paratë, brekët e lëshuara përtokë, shtrati i fqinjes, dënimi i veprës me vlerë, kurthet e shumta për të vrarë autorin e çmuar, fluturat e sukseseve, mbështetur nga dora e zgjatur e sundimit… i ngrehën shtresën një pëllëmbë të pluhurave nëpër rrugët e koshiencës ultra ironike të estetikës së kohës tonë. Plehu gjer në katin 80 tashti vazhdon të jetë një govatë digjitale që po vë epshin derë më derë.

17.Vrasja, pa asnjë mister e trupit dhe shpirtit të shqiptarit që nuk pastron Stallat e Augjiasit, sot është sekreti i pazbërthyer i shembullit të Tolsoit e “Luftës dhe Paqjes” së tij. Në të vërtetë, Leon Nikollajeviç në fillim kishte bërë veprën madhore në 8000 faqe. Duke i zbërthyer gjërat më mirë, duke kuptuar që më shumë se 15 figura personash fshehen në një monstër, në një njeri… kështu atij po i hovte mendja më tej. Duke vënë në shënjestër të ashtuquajturin,- kortezh karnavalor të fanazmave – Dashurinë, pastaj futjen djallëzore të marrëdhënieve primare të interesit brenda familjes nën maskën e bishës së marrëdhënieve monetare… ai për ekstrem ironie fuqizoi modën e shijes së hollë të demagogjisë së perëndishme. Po ku ikën 6000 faqe? Nuk janë ato 6000 faqe, veç tjerash, – edhe emrat, veprat, dinjiteti, biografitë, rezonanca skllavërore nënshtruese, – edhe të vetë letërnxirrësve dokëndisës të Lidhjes së shkrimtarëve në Tiranë dhe në Prishtinë?! 

18.Pra, do pyetur ca me frikë dhe ca pak dhe me dinjitet, se – a nuk janë ato 6000 faqe të lëshuara, të braktisura dhe që ju është bërë hasha – Kopshtet e Tavridit, rezidencë e Nënës rusoperandoreshë, ky shpirti këtu i kultivuar me dekada, një mish brekësh me dy sy, një koc qindarke me dy koka, një Psikja, gruaja e Kupidit me fustanin nga thesi i plehrave dhe brekët nga lëkura e poetit të vrarë në burg nga hetuesit e shkrimtareve zyrtarë? 

19. A nuk është monstrumi harbut i shkrimeve zyrtare, kjo hije e ngyrës mbi letër të bardhë, kjo roje e drogës që i kanë bërë fytyrë Janusi me mijëra sy Argusi” A nuk është, – një mizerabël gjithmonë pa ndërgjegje? A nuk është pa vlerë vepre dhe pa identitet? A nuk ushqehet nga duar Satanai me ushqim të mungesës së ndërgjegjes, prandaj këtë ndërgjegje të munguar të vetvetes ia krijuakan gënjeshtarët, dhunuesit, hajdutët, kallppatriotët, viktima e rrejshme, vetë shteti i gjetur në ndërgjegje atje prapa plehrave… të urbanit?

20. I veni një jo shatra-patra-kurorë mbi kokë poetit ndjekës, Deo Zuka Bershtajn, po një tamam-tamam kurorë me luleshqerra e luleshtrydhe! Fytyra e shpirtit të tij, bërë nga një pilaf me karavidhe e dantella, është lloz ku mbështetet engjëlli eksterrestrial shqiptar dhe bën kërdinë mbi gjërat e gjënë e gjallë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s