Poezi nga Robert Bërns / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Robert Bërns

 

Kënga

Dashuria ime , trëndafil i Prillit 
purpur çelur ajrisë, në të sajat duar.
Dashuria ime, i ngjan melodisë
në avaze kënge, ëmbëlsisht kënduar.

Sa më je e bukur bjondinka e vogël
po kaq, mbytur pathosit, vazhdoj dhe të dua
dhe do të të dua, gjithmonë dhe përherë
sa detet të thahen, rrëkezë dhe përrua…

Dhe sa dashuria, gjithkund të venitet
dhe dielli, çdo shkëmb të ketë shkrirë
sa rëra e jetës, të rrjedhë papushuar
për ty dashuria, do lulojë arromëmirë!

Të përshëndes, dashuria ime e vetme
po iki, për pak, s’do të mund t’ju shikoj
do të kthehem rishtaz, do të vi t’ju rigjej
qoftë dhe mijëra milje, në duhet t’i shkoj!

 

Merit, flakur Parajsës

Më je i plogët yll, me rrezen kaq të zbehtë 
kë do, e përshëndet, shkallëagjeve, në prag
pa bëje Merin tim, dritë-ditës të më vijë
se shpirtin ma ka pikur, si flatëroi larg!

O, e dashur Meri, hije, tashmë, ikur
ç’vend-ëmbëli prehesh, rrëzuar thëllimesh
kundron dashurinë, këndej ardhur rrotull
a thua dëgjon gjinjtë, të shqyer rrënkimesh

Kësaj ore të shenjtë, mundem dhe haroj
mundem të haroj, pyllin shenjtëruar
ku ditësh takoheshim, pranë lumit Eir
para se të ndjenim, ndarjen e mallkuar!

E përjetshmja kohë, kalimit, s’mund t’i fshijë
kujtimlumturat tona, ndër vite jetuar:
trupit tënd hyjnor në përqafim të fundmë
e patëm, për besë, fare pak menduar!

Puthte Eiri, flakëron zallin shtruar
breg-brigjet me pyjt e egër ndër zgjime
tërbardhin gjëmbëkaltër, lulet plot arromë
vendshtrirë i mbuluar, në mij përqafime

Gjithë lulet lulonin, erotik, nga nëntoka
dashurisht ligjëronin gjithë zogjtë në degë
derisa përflisnin, flatrim-ditën në ikje
perëndimet përflakur, si e purpërta shegë.

Akoma kujtesa, në ato ngjarje më zgjohet
mes trishtesh mediton, jetë time të mjerë
Koha, gjithë përshtypjet, i bën më të forta
ndërsa gryejnë lumenjtë, shtretërit më thell!

O, e dashur Meri, hije, tashmë, ikur
ç’vend-ëmbëli prehesh, rrëzuar thëllimesh
kundron dashurinë, këndej ardhur rrotull
a thua dëgjon gjinjtë, të shqyer rënkimesh

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s