Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

Atdheu

Atdheu im I pushtuar
prej ikjeve!

cili Zot të krijoi
duke të lënë përgjithnjë
me varkën e Noes
brigjeve?!

 

shi

Bie shi, bie shi
mbi rrugët, mbi pemët, mbi parqet
qan shiu mbi çati…
bie shi …qielli krejt u nxi
dhe është një ditë krejt pa…sy

Bie shi,
gjithë këto ditë bie shi
nuk kam asnjë lajm për ty…

Ujë si lumë rrjedh rrugëve për çudi
toka u bë det i madh tani
në male, bora zbardhi në veri…

Ah ky shi dhe asnjë lajm nga ti!…

 

nesër(?)

Nesër do të vij,
nesër më prit,
kjo gjë do të ndodhë nesër!
do të jetë më e bukur jeta nesër!
nesër do të jemi të lumtur!…

Çdo ditë jetojmë të sotmen e vështirë
e ti qesh e me thua: “nesër, nesër, nesër…”

E kam menduar këtë fjalë që kur:
“A thua nesër do të thotë kurrë?”

 

jeta është si një lumë

Më pati thënë, dikur, ai burrë i moçëm dhe i zgjuar:
“Jeta është krejt, si një lumë
më rrallë i qetë, i thellë në të shumtë,
herë i turbullt,
fatkeqësisht i tërbuar…

Ne gjendemi brenda tij , s’mundemi asnjë çast t’i ikim rrjedhës
luftojmë të jemi ,marrim frymë të tmerruar, ndërsa
vrulli i tij i çmendur krejt na bën të zhytemi thellë
jeta na bën të luftojmë, pastaj dalim me kokën jashtë një çast
t’i hedhim një sy qiellit; dhuratë e ngjyer me diell.

Ndërkaq kthejmë kokën anash,
shohim koka të tjera, si e jona,
ngremë dorën,
duke përshëndetur me hare:
“o njerëz ne jemi gjallë
prapë jemi gjallë ne!…”

Qajmë, qeshim , marrim frymë , zhytemi marrëzisht
duke menduar çastin e daljes mbi ujë sërish!

Për atë daljen në sipërfaqe të ujit , në këtë festë të rrallë
t’i themi të tjerëve me fjalët përshëndetëse:
“O njerëz jemi gjallë”!

Sillemi brenda këtij lumi të tërbuar në luftë gati një shekull
duke u gëzuar,
kur ja themi njëri-tjetrit këto fjalë”

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s