Poezi nga Mirishahe Elshani

Poezi nga Mirishahe Elshani
 
 
FLAKË DIELLI
 
Në flakën e diellit
Djegur jam
Sepse per ty
Lirinë kërkuar kam.
 
Ecur kam
Deeri të guri
I shenjtë.
 
Mallin e çmalljes
Si takim e kam.
 
Aty plagë shpirti
Shpërthen
Si vullkan.
 
Një mijë ngjyra
Të ylberit
Ah, prapë se prapë
Na vranë.
 
 
 
VETMIA
 
Jam djegur e kallur
në flakën e tij
Zjarr përbrenda
përjashta zbrazëti.
 
Pastaj fillon të flas
trishtimi
Me gjuhën e zjarrt
sa vetë mallkimi.
 
Lutem në diell
a Zot
nuk e di.
 
Të më kthehet
e imja vetmi
Zgjohem mbi heshtjen
që më ndezë.
 
Ah, sa e vërtetë është
kur jeta nuk është më përrallë.
 
Mbi dhëmbjet e tua
trazohet vetmia.
 
Aty si ëndërr
shkruhet komedia!..
 
 
 
AGU ËSHTË NGRIRË
 
Edhe kjo është tokë shqiptare
 
Pikëllimi ka marrë mëkatin
Në çdo rrugë.
 
Dita herë bëhet natë
E nata ditë.
 
Agu është ngrirë.
 
Në sistemin heliocentrik
Puthen polet
Fshehtësitë mëtojnë
Të dalin në hapësirë.
 
Mendimet e ndrydhura
Pikojnë gjak .
 
Unë ika
Nga vetvetja.
 
Ofshamën
Ndaleni o njerëz.
 
Edhe kjo është tokë
Shqiptare!.
 
 
 
MË KUJTOHET
 
Në kujtime
Nata s’ka fund.
 
Si ishull
Mes dallgesh
Të prita.
 
Më kujtohen
Fjalët
Tërë zjarr
Që shkrinë
Akullin e dy poleve
Të mendimit.
 
Kujtimi yt
Ndritë si flaka.
 
Vërshimi yt lule uji
Zbrazëtinë tënde
M´u desh ta kundërmoj.
 
Por,
Në zemër me djeg
Kafshimi i vetmisë…
 
 
NË ZJARRIN TËND
 
Në zjarrin tënd
Digjem çdo natë.
 
Çdo natë bukuria jote
Më ndezë.
Shkruaaj në gur legjende
E gjallë.
 
Në flakë përmallimi
Portreti yt
Si hije e zezë
Zbret tek unë
 
Mos ta merr vesh
Bota
Me pikëllim në zemër
Të ikim.
 
I verbër
Edhe në liri
Si t’ua kthej diellin
Syve të mi.
 
Prej kohësh
Jeton dashuria ime.
 
Në zbrazëtinë e lotve
Të mi
Dhembjet e shumëzuar
Për mrekulli.
 
Në mes nesh
Dashuria ime.
Vetmi çdo natë
Puthem me ty
Mbi buzët e vdekura
Lind përseri.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s