Tjetër kohë / Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Tjetër kohë
 
Tek mua ju shikoni tjetër kohë,
disa gjethe që rrëzohen dhimbshëm
e disa mbetur flatrave të erës,
të gjitha të zverdhura
stinës tinzare,
që veç rrëmben
e nuk njeh më kthim.
 
Në ato degë që dridhen nga të ftohtit,
harkëzuar zhveshjes
ulet një zog
cicëron sikur nuk do të lindë më tjetër ditë,
e unë pema skeleturë
lëvrij në më të thellat rrënjë
limfën jetë
për të risjellur pranevrën e së ardhshme ngjyrë jetë.
 
 
Tek mua ju shihni muzgun e një dite
që pas ikjes së diellit zbehet në perëndim
dhe pak nga pak,
ai është gëlltitur në më të fundmen errrësirë.
 
Hija e asaj jete,
që çdo gjë duket në paqe,
është më shumë se një vlim,
një zjarr i ndezur eshtrave të tokës,
një hi i përhapur kozmozit,
si e vetmja shenjë
e një trupi që përjetë merr frymë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s