Poezi nga Anila Mihali
PËR TY BIRI IM
Shi i rrëmbyeshëm bie .
Vetëtima verbuese të vetmisë rrëzohen.
Mbi detin që egërsisht përplas dallgët,
Ty sot fati të thotë:
“Kalo, është radha jote!
Kolovitesh mbi tragetin e kohës
me shpresën përdore.
Valixhet e udhëtimit të rënda prej mallit
kyçur me ankthin e përqafimit.
Në mes të detit je,
Bir është radha jote.
Ndoshta ndodh, stuhia të ti këput udhët …
Në syrin e detit je ,
kredhur brenda tij.
Guxo biri im, lufto t’ ia dalësh
varkën e ke ti.
Ta shtynë dhe bregun, ku dot më s’ e sheh.
Durimin mos e sos kurrësesi!
Fort mbaju ,
edhe në të fundit shpresë!
Mbi të fundit copë që varkës mund ti mbetet
Mos u jep,
qëndro biri im !