Poezi nga Arjola Zadrima
Statujë
Çdo gja vdes natën.
Kujtimi yt,
buzëqeshja,
zhurma,
tingujt
heshtja.
Diçka brenda meje
ka gërmue stomakun,
m’asht krijue nji boshllek,
nji dhimbë pa shkak.
Nji mungese e thellë
rr’mon në fund të unit,
e brit.
Ngjallem
grue e hangmun përditë.
***
Gjithçka asht djegë brenda një nate.
Ti s’pate frikë
me i përzhitë duert në gji,
dhe unë nuk i dreshta njëzet kafshime,
as tre puthje në qafë.
Gjithçka asht shkrumbue ,
brendë e jashtë seksit tem.
Veç koha ka kalue,
prej gjuhës në gjuhë
pa u përhinue.
Ndonjiherë
Në kjofsh gjallë
e i ke lexue këto rreshta,
dije se kjo poezi kje mënyra e vetme
me t’lshue za
përmes territ…
***
Jam veç në TY,
dersa mal i naltë më bjen në sup,
para gjinjve të mi pa moshë,
se ka gjithmonë nji andërr që na bjen për trup,
tue dirigju melodinë e pajetueme.
ka një Zot të pashpallun kur shkon në fund.
Tash m’vjen me tu ulë n’gjunj,
pa ditë ku me e çue këtë mrapshti qe kam rritë në mu,
kaq mjerisht lumtunohem që je.
A e sheh, sa vujtshëm të du?