Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

SINJALET

Kërkojmë një, ose më shumë sinjale,
i gjejmë me çdo kusht ato,
nga era e re, përvijueshëm tek
era e vjetër; sinjale gdhendur në gur
në kocka, në pergamenë a papir,
deri tek më e rëndomta,
letër…

Sinjale me valë radio marrë dhe lëshuar,
në materien e zezë, nga dhe
në më të errëtat skuta të universit;
sinjale plot domethënie nga thellësia e tokës,
drejtimi i erës, nga kënga e parë e gjelit
të natës, tek kuisja e qenve,
mjaullima e maces, çelja e parakohshme,
e lules së parë të pranverës…

Sinjale hyjnore, lëshuar kuturu
nga Shënmëritë e mbjella nëpër botë;
fretër që luten me lot gjaku.
Sinjalet e Allahut mbi lëkura qingjash;
çjerrjet e imamëve.
Mbeturina kozmike përplasur me atmosferë,
sinjale të djegur dëshirash…

Sinjale yjesh me fatin kyçur,
kiromantë të njerëzishëm me veshë
vështrojnë në dimensionin e vdekur!
Sinjale fatesh të ç’robëruar
nga llumi i një filxhani kafeje…

Ne kërkojmë sinjale, pa to
as nuk flasim, e me t’i përthithur,
në histeri çirremi, shahemi,
kafshohemi, vritemi dhe vrasim…

I kërkojmë sinjalet me kandil
mes territ se në dritë ato s’kanë vlerë
e kuptim, jemi raca supreme,
e evuolura, zgjedhura, krijuar
sipas shëmbëlltyrës së Hyjit;
sinjale trombash engjëllore,
çlirim dhe ndëshkim…

Nuk i lexojmë agimet dhe perëndimet
e pa prajshme, minutat që fluturojnë
në krahët e orëve të shënuara në meridianë.
Thinjat e para që njollosin kokën,
të parën rrudhë mbi ballë…

E pas tyre vjen vdekja!

Sa çudi! Si nuk dha as edhe një
sinjal…?!

 

***

E arrin ende të përskuqesh,
është e çuditëshme; tashmë
nuk jemi në fillim kur çdo
pëshpëritje ledhatare shoqërohej
nga më i ndezuri vështrim gati
fëmijëror; skuqia jote sërish
është natyrale, nuk ka ndyrshuar
aspak me kalimin e viteve, niset
nga e gjelbërta e syve, çdo pore
të lëkurës tënde të purpur, për
t’a pushtuar.

Kjo është dhuntia më e bukur,
që një bijë Eve mund të kishte;
të lutem mos e humb, nëse s’e
bën dot për vete, bëje për mua,
përskuqia jote më emociononte
atëherë, më deh tani, e dua që
sa herë ta shoh, kur si rrungajë
zbret prej smeraldeve të tu,
pushton faqet e tua, ndërsa mua
thellë në shpirt.

Ti përskuqesh, ndërsa unë
nisem për një udhëtim, për
momentin s’e kam të vështirë
të kujtoj çastet nga unë jo larg,
por nëse ti s’ndryshon, ashtu
siç nuk ke ndryshuar ende,
për mua kurrë s’do jetë e vështirë të të shoh me sytë
e atëhershëm; ti të shëmbëllesh
në çdo dritë të vështrimit,
të mbretërosh në olimpin e
mendimit tim.

 

***

As mermeri, as aureolët monumete të princave
do i mbijetojnë këtyre vargjeve;
ti do ndrijsh më e shkëlqyeshme në këto rima
se në të pluhurtin gur gërryer nga ndragëta kohë.
Kur shkatërruesja luftë të përplasë stujat
dhe çdo vepër arti do jetë shembur prëdhe nga revoltat
as shpata e Marsit, e as trokëlluesi zjarri i tij
do shuajnë kujtimin e përjetëshëm të mermories tënde.
kundër vdekjes dhe çdo force keqadashëse të territ
ti do jetosh akoma; madhështia jote do gjej gjithjë streh
pikërish në sytë e çdo ere të ardhëshme
që do tërheqë këtë botë në dënimin ekstrem.
Kështu, deri në gjyqësinë që do të bëjë të ringjallesh
do jetosh në këto vargje dhe banosh në vështrime dashurore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s