Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Lule në të çarat e shkëmbit” të autorit Tarkan Bashllari dhe me parathënie nga Edmond Tupja

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Lule në të çarat e shkëmbit” të autorit Tarkan Bashllari dhe me parathënie nga Edmond Tupja

Autor: Tarkan Bashllari
Parathënia: Edmond Tupja
Redaktore & Korrektore: Adivije Hoxha
Punoi në kompjuter: Nevina Dervishi

Tirazhi: 200 kopje
Botimi i parë, 2018

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5×20.5cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, maj 2018

Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

Të gjithë librat e Shtëpisë Botuese “ADA” gjenden në Bibliotekën Kombëtare.

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Bashllari, Tarkan
Lule në të çarat e shkëmbit : poezi / Tarkan Bashllari ;
red. Adivije Hoxha. – Tiranë :
Ada, 2018
60 f. ; 14×20 cm.
ISBN 978-9928-269-05-8
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

Parathënie

Diçka, diku nuk funksionoi siç duhej ditën kur lindi Tarkan Bashllari, diçka u plasarit, diçka që ende shkenca mjekësore nuk e ka përcaktuar përfundimisht.
Ai nuk u rrit as me prindër, por nga dikush tjetër, mjaft i afërt, nga familja. Me siguri që Tarkanit kjo i la gjurmë, disa gjurmë të thella e të dhimbshme, të cilat i mbart e do t’i mbartë në shpirt tërë jetën. Ata që do ta rrisnin zbuluan se Tarkani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, çka e vërtetoi dhe diagnostikimi me autizëm. Rrethanat e jetës së tij, teksa ai ndërronte tri a katër herë vendbanim, do ta vinin atë në provë: të përshtatesh apo të mos përshtatesh, kjo është çështja. Për këtë, atë e ndihmuan inteligjenca dhe këmbëngulja e tij për t’iu hapur jetës, e ndihmuan ata që e rritën, pastaj mësuesja dhe shokët e klasës: e vetmja gjë që arrinte të bënte në mënyrë të habitshme ishte të mësonte, veçse që të mësonte i duhej t’u hapej të tjerëve, por kjo hapje binte ndesh me autizmin; mirëpo fati deshi që, njëkohësisht, ndonëse me disa probleme në fushën e komunikimit ndërindividual, ai të zhvillonte një ndjeshmëri sigurisht të dallgëzuar, por që e lidhi më shumë me botën rreth e përqark. Këtë ndjeshmëri ky djalosh 15-vjeçar diti ta materializonte duke e kristalizuar me këtë vëllim poetik ku dhimbja e tij, por edhe dashuria për mjedisin ku nisi të hidhte shtat e të përjetonte dhembshuri, buron natyrshëm, pa lajlelule, ashtu si hovet e çiltëra të adoleshencës, me të papriturat, ëndrrat e zhgjëndrrat e saj.
Vëllimi poetik “Lule në të çarat e shkëmbit” përmban edhe disa vjersha që dëshmojnë interesimin e tij për atë që ndodh në vendin tonë, çka konfirmon fitoren e poetit të ri mbi autizmin, ndërkohë që aty spikatin një numër vjershash ku e përjetuara plekset me të përfytyruarën, por ura që i lidh këto të dyja bëhet e dukshme vetëm për ata që dinë të mendojnë me zemër e të kenë besim tek autori, i cili, edhe kur ngjan sikur pozon, është vetvetja. Vargjet e tij të mallëngjejnë, sidomos ato ku dhimbja buron e kulluar, aspak e shtirë, aq njerëzore dhe tronditëse. Po ta ndiejmë poezinë e Tarkan Bashllarit siç e meriton vërtet, atëherë një gjë do të jetë e sigurt: ajo ka lënë gjurmë tek ne.

 

Edmond Tupja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s