Jean COCTEAU
Kalendari poetik: Jean Cocteau (1889-1963)
U lind më 5 korrik 1889 Zhan Kokto (emri i plotë Jean Maurice Eugène Clément Cocteau) artist shumëplanësh francez: poet, eseist, dramaturg, skenarist, piktor, shkrimtar, libretist, regjisor dhe aktor. Ja një poezi prej tij:
DASHURIA DHE ËNDRRAT E MIA
(MON AMOUR E MES SONGES)
Vello e trashë, a e hollë
Fatet tonë na mbulon
Por ylli që për ne çfaqet
Është yll vetëm për paqe.
Thua yjet na gënjejnë
Dhe prej shekujsh na mashtrojnë?
Me prapësi e përzjejnë
Gjithçka që na sjellin orët?
Por yjet le të gënjejnë!
Ëndrrat e mia besoj dhe ndjenjën.
© shqipëroi Maksim Rakipaj