Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Portret

Të trëndafilta,
faqet.
Të purpërta, 
dy buzët.
E alabastër,
qafa.
E gjithmermertë,
lëkurë.
Tërshenjtëruar,
sytë
Fytyrës,
krejt të muzët.
Harqeqemerr,
dy vetullat.
Harkuar,
mbetur urë!
Hyjnorja,
mrekulli
Që sy,
s’të preku.
Kurrë!

Hyjni,
e hyjnyzuar.
Mëngjez,
agjesh vesuar.
E gjethit
fëshfërimë.
Ledhë shpirtit
të sëmbuar
Prej Perëndisë
blatuar…
Buronjë
e mërmërimë.

Marrëmendje,
trill i trruar
Yll agut,
mbetur zgjuar.
I pupëlt,
lehtësim!
Në perëndime
shuar
Të shpirtrave
munduar
E ëndërrt,
nanurimë!

E jasemintë
aroma
Mbirë fjalës
së praruar
Dhe dritë
dhe amë
dhe jetë.
Shënjtore,
shënjtëruar…
Dhe këngë
e pakënduar
E ëndërt.
Frymë e Shenjtë!

 

***

Shkallët,
kjo zbulesë e njerëzimit të përndritur.
Dikush i ngjit zvarrë,
t’i bashkangjitet Parajsës…
Kush Ferrin kërkon, mëkatit i ka zbritur!

 

Sepse të dua

Sepse të dua,
vështrimesh ndajmë, të njëjtat horizonte.
Sepse të dua, 
ndrijnë shpirtrash tanë, të njëjtit diejë.
Sepse të dua,
mes nesh i ndajmë, yjoret puthje…
Sepse të dua,
na përqafojnë, të njëjtit qiej!
Sepse të dua,
ndajmë stuhish rrënë, të njejtën çadër…
Kur çadër s’kemi…
Kokërr për kokërr, i ndajmë mes nesh, shirat e lagët.

 

Buzëqeshja

Se buzëqeshe Ti,
ja behu pranvera.
Dimrin, 
e shikon?!…
Bën mënjanë.
Shkriu “akujt”…
dëgjon?!
Akujt, që mendimin,
s’e qasin tek dera
Akujngrrirat,
që ndjenjën e thajnë.
Akujt përdëlluar,
dimrit monoton.

Çelën lulet,
mendimfshehtash harlisen.
Beh pranvera në sy,
në shpirt,
tej e ndanë
Si flatëror,
haruar horizontesh pa anë…
Vesvesojnë, bula perle,
qerpikut gremisen.

Diellit,
i fal rreze Pranvera.
Më fortë të ndritojë.
Si ngaherë…
si dje,
si tani…
Më fortë të ngrohë.
Eshtë hera,
zemrash të përzej kohët gri.
Ditëve u fal veç Agime.
Agu tani bart frymimin e ri.

Mbi sqepzog,
shih si var ligjërime
Se zogu, pa këngë,
s’është zog,
por stuhi.
Zemrave pranvera,
ju fal – Zemër,
siç i fal dashurisë – Dashuri…
Edhe kohës – Kohë,
të mundim të jetojmë
marrëzisë mbarsur
e mbrujtur marri…
Pranvera përnjimend
ka mendje femër!

Se buzëqeshe Ti,
një shpresë
mbushi jetë
Të pashpresën,
vrastaren,
vetmi.
Mes buzëqeshjes Tënde,
Pranvera po flet!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s