Poezi nga Adriatike Xh. Lami
Qiejt e kuq
Ti sonte më fale një perëndim dielli,
Dhe një qiell të kuq.
Sa shumë zjarre u bënë bashkë
Dhe i vunë flakën heshtjes sime!
Deti në flakë, shkëmbi midis flakësh
Pema e gjelbërt në flakërim,
Qiejt e kuq në harbim.
Asgjë nuk dukej më si tokësore;
As e zakonshme, as e koklavitur…
Hëëm; e përkryer, e panjohur po.
Krejt magjike vinte ajo pamje,
Kësaj mbrëmjeje që ti ma fale.
Për sa pak gjëra ka nevojë dashuria, miku im
Ja shiko, sa bulëza të vogla filluan të lëvizin
Në zemrën e dashurisë;
Kujtesa u bë shkëmb,
Fjala u bë pemë e gjelbër,
Syri u bë det,
Ndarja u bë re,
Dhe qiejt u kthyen për be
Në oaze shpërthimi.
Qiejt e kuq si kisha parë kurrë kështu,
Gati në një harmoni lufte.
Dhe nisa të mendoj me ty në krah: Me harpë adhurimi fjeta.
Ndërsa frika më zuri për mëngjesin,
I cili pas kësaj duhet të jetë tejet i zakonshëm.
@adriatikelamipoezi