Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Vals nën tinguj muzgjesh” të autores  Leta Guranjaku 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik ” Vals nën tinguj muzgjesh” të autores  Leta Guranjaku 

Autore: Leta Guranjaku
Redaktor & Korrektor: Bledi Ylli
Faqosja dhe kopertina: Antela Voulis
Tirazhi: 200 kopje
Botimi i parë, 2018

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5×20.5cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

 

Roland Lushi

Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2018
Shtypur në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Guranjaku, Leta
Vals nën tinguj muzgjesh : poezi / Leta Guranjaku
red. Bledi Ylli. – Tiranë : Ada, 2018
200 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-07-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

 

***

Leta Guranjaku lindi më 10.06.1960 në gjirin e një familje intelektuale dhe patriotike të qytetit të Elbasanit. Megjithëse fëmijërinë dhe shkollimin deri në studimet e mesme i kreu në qytetin e vogël të Kavajës, për të cilën ndien një dashuri të veçantë, asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet me qytetin nga ku kishte prejardhjen e saj, Elbasanin.
Gjatë vitete 1981-1985 vazhdoi në Tiranë studimet e larta në Universitetin e Tiranës dhe pas diplomimit, punoi si ekonomiste në Tiranë.
Me ndërrimin e sistemit në Shqipëri, në vitin 1991, u largua nga Tirana së bashku me familjen e saj për në Greqi, ku jeton edhe sot.
Ky është i pari libër, ku poezitë kanë më tepër linjën erotike.
Gjithashtu mjaft poezi shprehin një mall të pashuar për tokën mëmë si dhe fabula të nxjerra nga jeta.

Ah, ti muzg sa shumë më lodhe,
Pres të shoh ngjyrat e tua.
Dhe kur shfaqesh horizontit,
Qesh e tallesh ti me mua!

Ajo ndjehet gjithmonë krenare për kontributin e madh në mësimin e gjuhës shqipe që dha brez pas brezi fisi Guranjaku, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, sidomos për babain e saj që e adhuronte aq shumë. Sapo i diplomuar si mësues në shkollën Normale të Qytetit të Elbasanit, ai shkoi në Kosovë së bashku me familjen e tij, për të përhapur gjuhën shqipe. Për rreth 40 vjet si mësues ndër qytete e fshatra të ndryshme të atdheut si dhe jashtë kufijve të tij, ai nxori nga bankat e shkollës njerëz me karaktere të mrekullueshme.
Lidhjen me letersinë e ka pasur që në fëmijëri. Idhull i saj ishte xhaxhai Qamil Guranjaku, i cili është dhe themeluesi i letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe.
Gjithashtu, që në moshë të vogël, ka marrë pjesë në rrethin letrar dhe në konkurse letrare e teatrale, të cilat i organizonin shkollat fillore dhe të mesme.
Muaji tetor, që është muaji i letërsisë, ishte muaji më i pëlqyer për të. Në konkurset e ndryshme do të dëgjohej zëri i saj duke recituar poezi të autoreve tanë. Një mbresë të veçantë kanë lënë hartimet e shkollës së mesme si dhe dorëshkrime në prozë e poezi, që lexoheshin në bankat e leksioneve dhe të miqësisë rreth saj.
Gjatë gjithë jetës ka shkruar poezi të ndryshme, prozë e fabula (të mbajtura mbyllur në sirtar), të cilat më pas, pak nga pak filluan të publikohen në faqen e facebook-t, të emërtuar “Poezi tpb L.Guranjaku”.

Te kesh nje mike si Leta është privilegj dhe unë ndihem i nderuar nga miqësia jonë. E dashur, e çiltër, adhuruese e artit të fjalës, shpirt poetik, e brishtë edhe luftëtare e denjë, një nënë shembullore sigurisht. Pata fatin të punoj me poezitë saj nga të cilat më duhej të zgjidhja këto që janë paraqitur në këtë vëllim, pra rreth dyqind poezi.
Të them të drejtën u mundova por nuk munda të hiqja asnjë prej tyre sepse tek të gjitha gjeta ndjenjë, ëndrra rinore, histori dashurie që lexoheshin këndshëm me një rimë të shkëlqyer. Si përfundim edhe përzgjedhjen e bëri vetë autorja. Punova me dëshirë me poezitë e mikes sime, më tepër duke i lexuar e duke i renditur bukur sipas tematikës së tyre. Mund të them që ndërhyra shumë pak, pasi ato pothuajse të gjitha kishin harmoni dhe rimë melodioze.
Dua të përmend dhe ndihmën e mikes sime, redaktores Antela Youlis, e cila e përgatiti teknikisht këtë vëllim për botim. Ndihma dhe sugjerimet e saj më ndihmuan shumë në përgatitjen e këtij vëllimi. I uroj Leta Guranjakut, mikes sime të mirë, muzë të pashtershme, ëndrra rinore të përjetshme dhe buzëqeshje pa fund (si ajo e ka zakon).

Me respekt Bledi Ylli

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s