Shtëpia Botuese “TOENA” publikon romanin ” Mall për ty- Makthi është një klik larg” të autorit amerikan Harlan Coben, me përkthim të Maniela Sotës

Shtëpia Botuese “TOENA” publikon romanin ” Mall për ty- Makthi është një klik larg” të autorit amerikan Harlan Coben, me përkthim të  Maniela Sotës

 

Miq të librit dhe të Botimeve Toena,

Sapo i dhamë jetë një prej projekteve tona botuese afatgjatë.

Për herë të parë Botimet Toena nisën të sjellin në shqip romanet e autorit amerikan Harlan Coben, i njohur botërisht si autori më i mirë i romaneve të kategorisë thriller-mister.

I pari në listën e autorëve më të lexuar të New-York Times gjatë gjithë karrierës së tij.

70 milionë lexues fanatikë në të gjithë botën ka ky autor, i cili veç të tjerash ka merituar tri nga çmimet vlerësuese më të mëdha që jepen për këtë zhanër:

— Fitues i Çmimit Letrar më të famshëm dhe më të paguar në të gjithë botën për romane të kategorisë thriller-mister: RBA Prize for Crime Writing (Premio RBA de Novela Policiaca).

— Fitues i Edgar Award (Edgar Allan Poe)

— Fitues i Anthony Award (Anthony Bucher)

Një pjesë e romaneve të tij kanë shërbyer edhe si bazë për skenarë filmash që i keni adhuruar.

Lexojeni dhe shijojeni në shqip, me përkthimin e Maniela Sotës, këtë vepër të tij!

 

BASHKËNGJITUR DO TË GJENI:

Të dhëna teknike:

Autori: Harlan Coben

Titulli: Mall për ty

Përktheu: Maniela Sota

Faqe: 568

Formati: 13×20 cm

Çmimi: 1500 lekë

– Rreth autorit

– Kopertinën e librit

 

Dy fjalë rreth librit: 

Mall për ty (Missing you) — një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit.

Kejt Donovan, detektivja e Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut, duke lundruar në një faqe interneti për njohje të reja, ndjeu se iu përmbys bota.

I fejuari i saj i dikurshëm, të cilin nuk e kishte parë prej tetëmbëdhjetë vjetësh, burri që i kishte copëtuar zemrën, po e vështronte ngultas nga ekrani i kompjuterit.

Por, kur Kejt nis të hyjë në komunikim online me burrin që fshihej pas atij profili, një komplot i paperceptueshëm del në dritë. Ndërkohë që fillon të hetojë, ndjenjat e saj për çdo njeri që kishte dashur, vihen në dyshim – madje, edhe ato për babanë e saj, vrasja mizore e të cilit mbeti për Kejtin një enigmë e pazbuluar.

Duke guxuar dhe thelluar hetimin, ajo vë në rrezik jo vetëm jetën e saj, por edhe atë të njerëzve që e rrethojnë…

 

Rreth autorit:

Harlan Coben — autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e shkrimtarëve më të lexuar sipas New York Times-it, botohet për herë të parë në shqip.

— Fitues i Çmimit Letrar më të famshëm dhe më të paguar në të gjithë botën për romane të kategorisë mister/thriller: RBA Prize for Crime Writing (Premio RBA de Novela Policiaca).

— Fitues i Edgar Award (Edgar Allan Poe)

— Fitues i Anthony Award (Anthony Bucher)

Ka shkruar 35 romane misteri dhe thriller, një pjesë e mirë e të cilëve janë bërë edhe filma.

I përkthyer në 43 gjuhë të ndryshme të botës.

Me 70.000.000 lexues në të gjithë botën.

“Romanet e Harlan Coben-it janë si labirinte… Nëse do të jeni të mençur, do ta ‘përpini’ këtë libër dhe puzzle do të plotësohet.”

—The Huffington Post

“Autori eksploron kostot e bashkëjetesës sonë të çmendur me teknologjinë… duke e bërë ‘Mall për ty’, një libër që nuk duhet humbur.”

—The Providence Journal

 

3 kapitujt e parë të librit 

3 kapituj nga Harlan Coben Mall per ty

 

Irena Toçi

Drejtore e përgjithshme
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s