Poezi nga Ilir Manxura

Poezi nga Ilir Manxura
 
 
DIALOG !
 
E ëmbla dashuri,
një herë,
në të ëmblën jetë,
miqësinë fisnike takoi
dhe
ta pyesë në vetëkënasëi ,
filloi.
– përse shërben ti ,
moj e mira, e urta miqësi ,
kur në bot’
mund të ketë veç dashuri ?..
E urta miqesi,
shumë s’ u mendua.
në sy e pa dy fjalë i tha :
Lotët,
për të fshirë ,
që ti bën të rjedhin,
shpesh herë pa mëshirë,
…moj ëmbëlsirë .
 
 
 
NDJESI
 
… Sytë që kafshonin
me ngulmin përvetësus,
dije të mi ndjeje pa mi parë.
Peshën e vështrimit ,
dëshirë e mbajte, e burgose ,
ekstazë të marrë …
 
 
 
YLLI IM
 
Mirmëngjes ylli im!
E shoh kaq te bukur jetën
në thellesinë e syve të tu
ka diej që flenë aty,
ka ëngjëj dashurie që me harqet e tyre,
më marrin në shënjë
Yje ka aty.
Yje që edhe ditën ndriçojnë
lule plot aromë
e zogj që rreth tyre fluturojnë
e një peisazh,
ku magjitë tundojnë ..
Më tej ,
aty diku jam edhe unë .
Unë dhe dashuria jote për mua,
që ç’do mengjes më pret .
më merr, më humb në mbreterinë ku mbretëron
e më ben dhe mua mbret…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s