Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

PËR NE, TË DY…

Më “gjuan” me fjalët,me ato,
që të kam mësuar,unë…
Më bën të qesh me “sharjet”,
që ti,i more nga unë.

Më ledhaton me përkëdheljet,
që ti i shijove,veç nga unë.
Më puth me aq ëndje,
je i dashuruar, veç me mu!

Më prek, si më ke mësuar,
të bëj unë, vetëm me ty.
Më puth gushës,sikur qafës,
të prek me buzë, unë ty.

Përvidhesh trupit tim,siç do,
që të bëj unë dhe ty.
Mbërthehemi, në puthje e përqafime,
se e dëshirojmë ne të dy!

 

***

Nata po zhduket,
si hajdute!
Bëri kërdinë në ëndërra,
duke vjedhur zemra.
Kështu dhe zemrës sime,
ti, iu fute pa trokitur,
s’dija a duhej të të pranoja,
apo të lija, duke pritur.
Mirë se erdhe, të thashë,
e dorën më shtrëngove,
më shikoje në sy,
e ngrohtë,më përqafove.
U zgjova nga shiu i mëngjesit,
që dëgjohej në xhamdritare,
një kafe për merak lashë parvazit,
eja si Romeua,të pret kafeja,në dritare.

 

Imazh në shpirtin tim

S’di,pse fantazia,
është fiksuar te ti!
Të ndjek në çdo hap,që bën
e ku hedh vështrim.
Të shoh, si qesh me të tjerë,
e unë s’ndodhem aty.
Të ndjej,kur dikë prek
e unë jam larg nga ti.
Zhytem ëndërrimit,sikur:
kokën mbështes tek ti,
ndiej aromën tënde,
që trupit më la gjurmë.
Sytë e tu ngjyrë mjalti,
ma ëmbëlsuan shpirtin tim.
Më shfaqesh,duke më mbështjellë
fort,në tëndin përqafim.
S’dua imazhi të më venitet!
S’dua të humbas ty!
Dashuria,më shumë më shtohet,
do vij përsëri,te ti!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s