Poezi nga Tefta Sala

Poezi nga Tefta Sala
 
 
***
 
E ç’jam unë?
Një dërrasë e thyer,me qindra
fraktura nervash.
Pres të plasë një vullkan hënor,e më pas
të ringjallem si dikur,me dorën kryengritëse
që vetëm godet “trimeritë” që ulërijnë për pak pushtet.
E ç’jam unë sot?
Nje dështim që pretendoi të mbijetojë në një botë,
ndryshe nga e vërteta mizerje.
Nuk kam asnjë emocion,asnjë pikë sharm që turbullon
sytë epsharë të një krokodili me dhëmbë gjembash.
Ej,ti që pretendon të dëgjohesh në trojet e mia,
ti që shkatërrove një ëndërr të rrjepur mendsh.
Historia jote e padëgjuar mbaroi,sepse ti edhe gjurmë
tek unë s’mund të mbetesh.
Kurrë mos u ndesh me dinjitetin e një gruaje të përfolur
pse ishte kafshatë e paprovuar dhe tekanjoze në jetën e saj
pa të meta.
E pra, këtej e tutje me duhet të përsëritem,të tundohem nga
”imoraliteti” etika e pasjellshme,
e më pas të dëgjoj sinfoninë tënde ”burërore”,
e më pas të gajasem fort deri në dehje.
 
 
 
***
 
Ajo e kish dashur atë.
Edhe pse ishte i drunjtë,jo elastik.
Burrë që nuk rendte pas botës së çmendur të saj.
E kish dashur edhe pse e harronte gjatë..pa i dërguar
qoftë edhe një copëz dashuri që nuk të lë të plakesh
në pritje të ngratë.
E kish dashur ajo..siç ja ndjente shpirti..duke harruar
që ai ishte një trung i paemancipuar.
Që sytë e etur për pre..i drejtonte edhe atje ku
mëkati ishte vërtetë një vullkan në plasje.
Por jo..jo..nuk zgjati më tej kjo histori pa
këmbët e saj të mbara.
U bë kurban i xhelozisē së tij të paskrupullt.
E çnuk ndodhi më pas.
Ai i kërkoi asaj “diamantët e dhuruar”.
Rrethin e artë.
Sytë e saj u dogjën si dy yje..bashkë
me dashurinë që u bë hi e zhgënjim.
Ajo për të ndjeu vetëm mëshirë…
ah për veten qau pafund fshehtësisht.
Sepse dashuroi verbërisht.
e fati e përballi me një burrë pa besë e asht.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s