Kalendari poetik: Frida Kahlo (1907-1954) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Frida KAHLO

Kalendari poetik: Frida Kahlo (1907-1954)

U lind si sot, 111 vite më parë Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón, piktore dhe poete meksikane. Babai i saj qe me prejardhje gjermane dhe nëna meksikane. Në moshën 18 vjeçare, autobuzi ku ndodhej duke u kthyer nga shkolla u përplas me një tramvaj; pasojat për Fridën qenë të tmerrshme; shtylla kurrizore iu thye dhe gjithashtu eshtrat e legenit në tre vende, këmba e majtë pësoi 11 thyerje…iu desh t’i bënin 32 operacione për t’i shpëtuar jetën, pasojat e atij aksidenti i vuajti sa qe gjallë; arti u bë e vetmja mënyrë për t’i thënë “po” jetës. Ja një poezi që përzgjodha nga ç’kam prej saj:

DITAR INTIM

Asgjë nuk vlen më shumë se e qeshura dhe përbuzja.
Duhet të qeshim dhe të jemi të çkujdesur,
të jemi mizorë dhe të mos e vrasim shumë mëndjen.

Tragjizmi është gjëja më qesharake tek njeriu,
ama jam e sigurtë, që kafshët edhe pse “vuajnë”
nuk e çfaqin “dhimbjen” e tyre
as në “teatro të hapur”, as në “teatro të mbyllur”(vatrat e shtëpisë)
dhe dhimbja e tyre është më e vërtetë
se çdo përfytyrim që njeriu mund
“të çfaqë” ose të ndjejë si të dhimbshme.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s