Kalendari poetik: Viktor Krivulin (Виктор Борисович Кривулин) (8 korrik 1944 – 17 mars 2001) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Viktor KRIVULIN

Kalendari poetik: Viktor Krivulin (Виктор Борисович Кривулин) (8 korrik 1944 – 17 mars 2001)

Sot do të mbushte 74 vjeç poeti, shkrimtari, gazetari dhe eseisti rus Krivulin, një nga përfaqësuesit më të shquar të asaj që quhej “letërsi jo zyrtare” në ish Bashkimin Sovjetik; 16 vjeç qe kur njohu të madhen Ahmatova dhe mori bekimin e saj për poezitë. Studioi filologji në universitetin e Leningradit (sot shën Petërburg), ku në mënyrë demostrative shpalli largimin nga organizata e komsomolit (rinisë komuniste). Kjo bëri që poezitë e tij të botoheshin vetëm në kohën e “glaznost-it” pas vitit 1985. Vdiq para kohe, pa mbushur ende 57, më 17 mars 2001. Ja një poezi prej tij, që autori e shkroi në vitin 1971:

MIU (КРЫСА)

Por ajo, që i themi vetëdije,
Mos është vallë një mi sykuq?
Mos është vërtet një mi sykuq
që fshehtas na ndjek gërmuq,
pas vetes e kemi kudo të jemi,
as natën vonë s’na shqitet
pastaj me vonesë e kujtojmë
kur dhe ndër ëndrra na ngjitet?

Ja pra, ëndrrat kush na i bren,
ky mi që nga errësira vjen…
miu që nga poshtë dheut vjen,
që nëntokën aq mirë e njeh
vjen tek ne dhe shpirtin na vret.
Dhëmbët e mprehtë përpara nxjerr
si yjet që dalin lart në qiell
kështu dhe vetëdija përpara na del.

Dy thëngjij dorën përvëlojnë,
dhimbshëm mishin kafshojnë.
Mishin dhimbshëm kafshojnë
dhëmbët e banorit të territ, që i përngjet
miut. Dy, gjykomë o zot,
dy zjarre. Dy sy nga terr’i ferrit.
Që dhëmbje’ kafshimit mëkat të jetë
dhe kafshimi i fshehtë punë e vërtetë,

shkrimtari në Rusi ka këtë fat:
në fshehtësi të cijatë!
Në fshehtësi të cijatë,
ose t’u thurë lëvdatë
atyre që janë atje lart
e skuqin nga shëndeti.
Shpëtona, Ti, i Drejti!
Ata pa u ndjerë, në terr gëzojnë
sikur të mirat e parajsës po shijojnë!

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s